LAJMI I FUNDIT:

Spanjë – Holandë: Një finale plot dramë

Spanjë – Holandë: Një finale plot dramë

Finalja e madhe e Johannesburgut, e zhvilluar nën një organizimin fantastik të nikoqirëve, ishte natyrisht finale me shumë protagonistë, me shumë ngjarje dhe zhvillime të ndryshme gjatë 120 minutave, por që në fund pati një fitues - një fitues që nga dikush mund të kontestohet, të paktën në ditët, javët, muajt apo edhe në vitet në vazhdim.

Cilat ishin shkaqet se Holanda nuk arriti të mposhtë Spanjën? Por, pse fitoi Spanja? Cilët faktorë ndikuan në epilogun e takimit? Vërtet shumë pyetje, por pak përgjigje për këto çështje. Dhe ato pak përgjigje, ashtu si pyetjet, janë paksa skandaloze. Le të shohim faktorët që mund të kenë ndikuar në rezultatin përfundimtar të kësaj finaleje, e cila u karakterizua nga ashpërsia e tepruar, simulimet dhe vendimet ndonjëherë të padrejta, të cilat natyrisht se influencuan apo më mirë të themi, përcaktuan fituesin e një Botërori tejet të veçantë.

A e meritoi Spanja Kupën e Botës?

Ndoshta…? Një nisje e një Botërori me një humbje të pësuar nga Zvicra, flet shumë. Një lojë paksa e mërzitshme në ndeshjet e para të kësaj gare, e cila ndikohej nga mentaliteti i pasimeve me drejtim horizontal, pa qëllim sulmimi dhe pa stimul konkretizimi, vërtetë e largoi këtë kombëtare nga lista e favoritëve. Fakt interesant është se Spanja në asnjë ndeshje nuk shënoi një fitore bindëse dhe deri në finale nuk u pa kurrë si një favorite e plotë. Pos posedimit të topit në pesë ndeshjet e Botërorit, spanjollëve u mjaftuan nga një gol epërsi për të arritur te kjo finale.


Referim jo aq i bindës i Howard Webb

“Unë nuk dua të jem njeriu që do të vërehem më së shumti në finale”, kishte thënë gjyqtari kryesor i finales së madhe, Howard Webb. Anglezi, i cili vlerësohet si një prej gjyqtarëve më të mirë në botë, vërtetë pati një detyrë të vështirë në këtë finale. 14-të kartonë të verdhë u ndanë nga ky njeri dhe një prej tyre ishte i kuq. Mirëpo, Howard Webb në disa raste dha disa kartonë të verdhë pa nevojë, veçanërisht për holandezët, ndërsa në një rast nuk dha karton për Carles Puyolin, i cili ia mohoi golin e pastër Arjen Robbenit.

Dështimet e Arjen Robben

Për të qenë futbollist i mirë, është të mos jesh egoist por të bësh lojë ekipore, tipar të cilin nuk e zotëron Arjen Robben. Robben pati rastin më të mirë për të mposhtur Iker Casillas, por dështoi në një duel të drejtpërdrejtë. Ylli i Bayern Munichut, pati edhe një rast të mirë të dytë, por u ndal nga Carles Puyol, që ia humbi ekuilibrin, por në vend se të rrëzohet dhe ta nxjerrë me karton të kuq mbrojtësin spanjoll, Robben vazhdoi tentimin për të shënuar, por dështoi edhe njëherë para Casillas.

Andres Iniesta edhe një herë vendimtar

Ngjashëm si në gjysmëfinalen e para dy sezoneve në Ligën e Kampionëve, Chelsea-Barcelona, Andres Iniesta u tregua edhe njëherë vendimtar dhe shënoi në çastet e fundit edhe të kësaj finaleje të madhe. Edhe pse dështoi më herët të gjejë portën kundërshtare, tre minuta para fundit të kohës së rregullt, Iniesta pranoi një pasim nga Fabregas për të vulosur ëndrrën spanjolle. Ndoshta jo më i mirë gjatë gjithë ndeshjes, por vendimtar për këtë fitore historike të Spanjës, Iniesta u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.

Përfundimi

Holanda edhe pse pati raste për të qenë triumfuese, kthehet në shtëpi e zhgënjyer, por edhe krenare për një garë të suksesshme deri në finale. Spanja në anën tjetër do të mbajë të dy trofetë, Kupën e Evropës dhe atë të Botës, së paku në dy vitet e ardhshme kur zhvillohet Euro 2012.

Ajo që ishte më interesante gjatë këtij turneu, përfshirë edhe këtë finale, janë rezultatet e qëlluara nga Oktapodi Paul. Ai së fundi ia qëlloi se Gjermania do të fitojë vendin e tretë, ndërsa parashikimi i tij doli edhe në finalen e mbrëmshme. Spanja është kampion i ri i botës!

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet arsyeja qesharake që çoi deri tek prishja e raporteve mes Ronaldos dhe Ten Hagut

Zbulohet arsyeja qesharake që çoi deri tek prishja e raporteve mes Ronaldos dhe Ten Hagut

Ndërkombëtare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

Real Madridi merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

La Liga
Barcelona nënshtron Gironën në derbin katalanas – shkëlqen Yamal me dy gola

Barcelona nënshtron Gironën në derbin katalanas – shkëlqen Yamal me dy gola

La Liga
Van Persie e nis në mënyrë të tmerrshme aventurën si trajner, pëson humbje 9-1

Van Persie e nis në mënyrë të tmerrshme aventurën si trajner, pëson humbje 9-1

Ndërkombëtare
Man City mund ta kompletojë verën e ardhshme transferimin e yllit të Bayernit

Man City mund ta kompletojë verën e ardhshme transferimin e yllit të Bayernit

Premier League
Barcelona refuzoi një ofertë ‘astronomike’ për Yamalin këtë verë

Barcelona refuzoi një ofertë ‘astronomike’ për Yamalin këtë verë

La Liga
Kalo në kategori