Kombëtarja e Spanjës nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Polonisë në ndeshjen e dytë të Grupit E në kuadër të Euro 2020.

Ekipi i Luis Enriques e ka dominuar ndeshjen ndaj polakëve të Paulo Sousas, por nuk ka arritur ende ta shijoj fitoren, pasi u ndal me barazim.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Alvaro Morata (25’) për Spanjën dhe Robert Lewandowski (54’) për Poloninë.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi polak, Lewandowski, i cili u vlerësua me nota 7.5.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për sulmuesin spanjoll, Morata, që u notua me 6.4.

Notat e lojtarëve  

/Telegrafi/

telegrafi sport app