Ambiciet e Spanjës në pokerin që luhet për energjinë janë të mëdha, por për këtë lypset bashkëpunimi me Francën.
Maroku dhe Spanja nuk janë vende mike, por janë të varura ekonomikisht nga njëra tjetra. Edhe Algjeria, që sapo u vizitua nga kryeministri Pedro Sánchez nuk është vërtet një nga vendet partnere të këtij vendi evropian. Por me agresionin ushtarak të Vladimir Putinit ndaj Ukrainës dhe fundin e “Nord Stream II” gjithçka shihet ndryshe. Për Spanjën kanë ndryshuar disa gjëra sa i përket gjendjes së re gjeostrategjike.
Kontaktet e saj ekonomike tradicionalisht të mira me vendet arabe dhe botën afrikano-veriore, parqet e shumta me energji diellore dhe energjinë e erës, si dhe gjashtë terminalet me gaz të lëngshëm (LNG), me një të shtatin në ndërtim kanë tërhequr vëmendje të re. Njëkohësisht lidhjet që duhen forcuar me Nigerinë dhe furnizuesit e tjerë të lëndëve të para.
Spanja prodhon 21 për qind të energjisë që konsumon nga burimet e ripërtërishme dhe në këtë mënyrë nuk ka probleme me furnizimin e energjisë. Për mediet spanjolle kjo është mundësia më e madhe që ka vendi për t’u kthyer në agjentin e ardhshëm evropian në fushën e energjisë.
Riaktivizim i MidCat
Siç e tregoi sërish edhe pandemia COVID-19, Spanja është shumë e varur nga turizmi, do që 140 miliardë eurot që jepen nga Brukseli prej fondit Next Generation Fonds t’i përdorë për ta bërë ekonominë spanjolle sa më ekologjike. Këtu bën pjesë edhe prodhimi i hidrogjenit me rrugë ekologjike. Këtë gjë do edhe shefja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen e cila ka vizituar disa herë Madridin. Përveç të tjerash ajo është e interesuar edhe për riaktivizimin e projektit Midi Catalonia (MidCat) linjës së gazit midis Spanjës dhe Francës. 80 kilometra të gazsjellësit me kapacitet 7.5 miliardë metra kubik (sa për krahasim ‘Nord Stream I’, 55 miliardë metra kubik) janë ndërtuar në territorin spanjoll. Më 2019 punimet e ndërtimit janë ndërprerë.
Aktualisht ekzistojnë vetëm dy linja krahasimisht të vogla, që transportojnë gaz nga Navarra dhe vendi i Baskeve në drejtim të Francës.
Ministrja spanjolle e Ambientit, Teresa Ribera kritikoi ditët e fundit Francën, që nuk do të bashkëpunojë në projektin MidCat.
“Problemi kryesor është ai i financimit. Duke dalë nga loja Nord Stream 2 tema bëhet sërish aktuale”, thotë eksperti spanjoll për Afrikën e Veriut, Ignacio Cembrero.
Spanja do që ta ndajë çmimin e gazit nga ai i rrymës
Kryeministrit Pedro Sánchez do t’i duhet fillimisht që të ulë çmimin e energjisë, për të qetësuar ekonomitë shtëpiake spanjolle të goditura nga pandemia, katastrofa e borës, inflacioni dhe thatësira e madhe. Taksat mbi vlerën e shtuar janë hequr tashmë nga çmimi i rrymës, por opozitës kjo nuk i mjafton. Për ta shkëputur çmimin shumë të lartë të gazit nga pjesa tjetër e tregut, në mënyrë që burimet e gjelbërta si prodhimi i energjisë nga uji, dielli dhe era të bëhen më interesante, Sánchezi nisi një udhëtim nëpër Evropë.
Ai do që për këtë gjë të arrihet konsensus në BE. Disa vëzhgues të medieve shohin se për Spanjën hapet në këtë çështje një dritare si ekonomikisht ashtu edhe politikisht, të tjerët mendojnë se misioni që ta kthejë Spanjën në furnizues energjie është një iluzion.
“E qartë është se që në vitin 2025, falë parqeve të shumta energjetike të erës dhe diellit ne do të arrijmë të kemi çmim rryme 50 euro pro megavat, ndërkohë që në Gjermani dhe Francë çmimi do të jetë nga 60 euro në 70 euro”, thotë Luis Merino, kryeredaktor i gazetës Energías Renovables, i cili i referohet të dhënave të operatorit spanjoll të tregut të rrymës Omel.
Kështu Spanja mund të kthehet në vend interesant si eksportues energjie.
Ndryshimi i strategjisë do kohë
Një gjë e tillë ndodhi që në janar 2022, kur Spanja eksportoi në Francë më shumë rrymë elektrike se sa importoi.
“Nëpërmjet dendësisë së ulët të popullsisë ne kemi mundësinë të ndërtojmë impiante të tjera hidraulikë dhe të investojmë në burime si ngrohtësia e tokës. Por kjo strategjie e gjithanshme e qeverisë aktuale, që parimimsht është në rregull, do vite që të vihet në jetë”, thotë Roberto Gómez-Cálvet, ekspert energjie në Universidad Europea në Valencia.
Ai mendon se heqja dorë nga përdorimi i qymyrit, që ka vetëm pak vite që ka ndodhur, ka qenë gabim po të kihet parasysh situata aktuale.
“Spanja ka vetëm 5 centrale atomikë në punë, të cilat mendohet të shkëputen nga rrjeti vitet e ardhshme. Por për këtë nuk mund të mendohet këto momente”, thotë Gómez-Cálvet.
Aq më shumë që Sánchez do që të eksportojë energji.
Majorka si “laborator”
Eksperti i energjisë mendon se prodhimi i hidrogjenit të gjelbër është shumë i shtrenjtë dhe me efektivitet të ulët.
“Por aktualisht nuk duket që në tryezë të kemi ndonjë mundësi tjetër për të zëvendësuar naftën dhe gazin që mungon”, shton ai.
Për këtë arsye në Majorka ka nisur ndërtimi i fabrikës së parë të prodhimit të hidrogjenit të gjelbër. Ai pritet të shihet si referues teknik për Evropën Jugore.
“Aktualisht kemi të bëjmë me një lloj laboratori”, shprehet Gómez-Cálvet.
Për të realizuar ëndrrën e Sánchezit, që ta kthejë Spanjën në prodhues të rëndësishëm energjie, duhet importuar shumë gaz nga SHBA, thotë Roberto Centeno, ish-drejtues në ndërmarrjen spanjolle të gazit Enagás.
Ne donim në atë kohë të shtronim linjat me Francën, por për të sjellë në Spanjë gaz nga Rusia dhe jo anasjelltas. Algjeria nuk mund të zëvendësojë Rusinë si furnizues i Evropës.
Spanja zotëron aktualisht 35 përqind të rezervave të lëngshme të gazit të BE. Portugalia, e cila zotëron po ashtu terminale gazi të lëngshëm, e përkrah ëndrrën e Sánchezit dhe sheh te ajo mundësi edhe për vendin e vet, për të investuar edhe më shumë tek energjitë alternative.
Cembrero sheh se me gjendjen aktuale shfaqen për Spanjën shumë probleme të reja gjeopolitike.
“Linjat e gazit nga Algjeria në Marok, me të cilat Spanja do të mbulonte një pjesë të nevojave të veta për gaz, janë bllokuar për shkak të grindjeve politike. Me rivendosjen e marrëdhënie në fushën e energjisë midis Algjerisë, Marokut dhe Spanjës, vijnë në tavolinë shumë probleme të tjera si për shembull përkrahja e mundshme e terroristëve islamik në Afrikë si dhe statusi i Saharasë Perëndimore”, mendon Cembrero.
Por kurrkush nuk i shpëton dot bërjes së kompromiseve të padëshiruara në politikën energjetike në Evropë, sepse puna është shumë me spec. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Zgjidhni të shëndetshmen me Doleo - fruta të thata dhe arra të cilësisë së lartë
Elon Musk humbi 50 miliardë dollarë në dy ditë - por ai ende vlen 82 miliardë dollarë më shumë se Jeff Bezos

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare