LAJMI I FUNDIT:

Spalletti në prag të largimit nga Napoli: Katër pasues të mundshëm, përfshirë Conte dhe Benitez

Spalletti në prag të largimit nga Napoli: Katër pasues të mundshëm, përfshirë Conte dhe Benitez

Tensionet në rritje mes presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis dhe trajnerit Luciano Spalletti janë bërë gjithnjë e më evidente ditët e fundit dhe raportet në Itali pretendojnë se Rafa Benitez dhe Antonio Conte janë kandidatët kryesorë për të zëvendësuar trajnerin toskan.

Sipas mediumit Il Corriere della Sera, kohët e fundit ka pasur heshtje midis De Laurentiis dhe Spallettit dhe si rezultat, e ardhmja e trajnerit fitues të Scudettos tani është në ajër.

Spalletti ka edhe një vit të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale me Napolin pasi klubi aktivizoi automatikisht një klauzolë zgjatjeje në kontratën e tij. Megjithatë, 64-vjeçari thuhet se ishte i hutuar që konfirmimi i atij lajmi erdhi nga mediat në vend që t’i tregohej personalisht.


Sipas Il Corriere, De Laurentiis gjithashtu dështoi të telefononte Spallettin për ta uruar pasi Napoli fitoi titullin e Serie A në maj, një detaj që nuk është anashkaluar.

Trajneri nuk ishte i pranishëm në një konferencë për shtyp të enjten, por u zëvendësua nga portieri Alex Meret, pasi De Laurentiis njoftoi planet e mëtejshme për festimet e titullit të Napolit dhe kampin e tyre të ardhshëm para-sezonal. Presidenti nuk e përmendi asnjëherë emrin e trajnerit Spalletti.

Ndërsa asgjë zyrtare nuk është konfirmuar në asnjë mënyrë, Il Corriere dello Sport shkroi sot (e premte) se Spalletti do të largohet nga Napoli pa marrë parasysh çfarë ndodh.

Në rast se ai largohet, Benitez është informuar për të marrë drejtimin, që do të ishte hera e dytë në Campania pas një periudhe dyvjeçare midis viteve 2013-15. Sipas gazetës rozë, bisedimet mes teknikut spanjoll dhe presidentit të Napolit tashmë kanë nisur.

Ndërkohë, gazeta Tuttosport raportoi se Antonio Conte është kandidati kryesor për të marrë drejtimin nëse Spalletti largohet para fillimit të sezonit të ardhshëm.

Il Corriere dello Sport shkroi se Gian Piero Gasperini i Atalantas dhe Vincenzo Italiano i Fiorentinës gjithashtu po monitorohen me interes të veçantë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ka refuzuar nënshkrimin me dy yjet e mëdhenj evropianë

Barcelona ka refuzuar nënshkrimin me dy yjet e mëdhenj evropianë

La Liga
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

La Liga
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Kalo në kategori