Spalletti e fillon me trofe, takimet që e shpallen Interin kampion në International Champions Cup në Azi (Foto/Video)

Interi fitoi 2-1 ndaj Chelseat dhe kështu fitoi turneun miqësor International Champions Cup për Azi (Kinë dhe Singapor).
Në këtë turne morën pjesë: Milan, Arsenal, Bayern Munich, Chelsea, Dortmund, Inter dhe Lyoni
Zikaltrit fituan tre takime në ICC: 1-0 ndaj Lyonit me golin Stevan Jovetic, pastaj ndaj Bayern Munich me rezultat 2-0 me golat e Eder.
Ndërsa ndaj Bluve shënuan Jovetic dhe Ivan Perisc dhe kështu italianët u shpallën kampionë.
Ndërsa më poshtë keni disa fotografi nga festa në Singapor. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































