LAJMI I FUNDIT:

SPAK mega-operacion në Manzë të Durrësit, goditet organizata e trafikut të kokainës

SPAK mega-operacion në Manzë të Durrësit, goditet organizata e trafikut të kokainës

Prokuroria Posaçme SPAK, në bashkëpunim me prokurorinë italiane dhe agjencitë e huaja ligjzbatuese, ka zhvilluar një operacion për çështjet e trafikut të drogës.

Burime bëjnë me dije se janë firmosur disa urdhër-arreste për persona të përfshirë në trafikun e kokainës. Operacioni u realizua mbrëmjen e të martës dhe paraditen e të mërkurës në zonën e Manzës. Po ashtu, me vendim gjykate, bëhet me dije se u kontrolluan disa banesa.

Sakaq mediat italiane kanë dhënë detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar në territorin e vendit fqinj.


Në Itali janë lëshuar 60 urdhër-arreste për personat e përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

Vlera totale e përfituar nga aktivitetet e supozuara kriminale të këtij grupi shkon në 60 milionë euro.

Mediat italiane shkruajnë se grupi kriminal kishte selinë e tij në Shqipëri, me degë të organizuara në të gjithë territorin kombëtar.

Grupi e trafikonte drogën nga Amerika e Jugut në Itali, duke përdorur rrugët e transportit tregtar dhe më pas e transportonte me kamionë në Spanjë e Holandë.

Sasitë e mëdha të kokainës, sapo arrinin në Itali, ruheshin në pesë baza logjistike dhe operative në Brescia, Romano di Lombardia, Palazzolo sull’Oglio dhe në komuna të tjera të Italisë veriore dhe qendrore, si Varese dhe Pisa.

Në këto qendra, drejtuesit e depozitave grumbullonin paratë e përfituara nga shitja e lëndëve narkotike, të cilat u dorëzoheshin një shoqate paralele italo-kineze. Kjo shoqatë ofronte shërbime bankare të fshehta për transferimin e kapitalit të paligjshëm jashtë vendit. Një sasi e madhe parash nga trafiku i drogës kalonte, përmes një shtetasi kinez që jetonte në zonën e Breshias, në një sistem kompleks pastrimi parash që ai kishte ngritur përmes faturave të rreme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori