Spageti karbonara – recetë e pastës italiane që ju shkrihet në gojë

Përbërësit:
- 350g proshutë
- 400g spageti
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 4 të verdhë të vezës
- 2 karafila hudhër
- 225ml krem
- 75g Parmesan i grirë
- Kripë
Përgatitja: 1. Vajin e ullirit nxejeni në tigan. Prejeni hudhrën dhe fërgojeni me vaj. Prejeni pastaj proshutën mirë dhe shtojeni në tigan duke e fërguar për 3 minuta.
2. Kremin e tundni bashkë me të verdhë të vezës. Aty ia shtoni djathin Parmesan, kripën dhe piperin sipas shijes.
3. I vloni spagetit. E thani ujin dhe i shtoni spagetit në proshutë. Sipër ia hidhni salcën dhe të gjitha së bashku i zieni për 7-8 minuta derisa salca të trashet.
Ju bëfshin mirë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































