Gareth Southgate i ka thënë Reece James se ai nuk do të përzgjidhet në skuadrën e Anglisë për Kupën e Botës, raporton Evening Standard.

Selektori i Tre Luanëve telefonoi mbrojtësin e Chelseat të martën mbrëma dhe i tha se nuk do të përfshihej në skuadrën e tij prej 26 lojtarësh për Katarin, me listën që do të pulibkohet të enjten.


Trajneri i Anglisë nuk dëshiron të rrezikojë me James, i cili ende po rikuperohet nga një lëndim në gju që pësoi kundër Milanit më 11 tetor.

Reece James

James ka qenë në një garë për të dëshmuar gatishmërinë e tij dhe u kishte thënë miqve se kishte besim se do të ishte në aeroplan për në Katar.

Ai fillimisht u përjashtua për tetë javë pasi pësoi një lëndim në gju kundër Milanit më 11 tetor.

22-vjeçari ka bërë gjithçka për të qenë në formë dhe javën e kaluar fluturoi në Dubai për të vazhduar rehabilitimin e tij së bashku me një anëtar të departamentit mjekësor të Chelseat.

james 1

Por, me Kyle Ëalker gjithashtu në një betejë për të qenë në formë pas operacionit në ijë, Southgate ka vendosur se nuk dëshiron të rrezikojë.

Anglia e nis garimin e saj në Kupën e Botës kundër Iranit më 21 nëntor. /Telegrafi/

telegrafi sport app