The Athletic raporton se Southampton ka refuzuar ofertën hapëse të Liverpoolit për të nënshkruar me Romeo Lavian.

Reds ofruan 43 milionë euro ndërsa The Saint kërkojnë 55 milionë për 19-vjeçarin.


Kushtet e kontratës së mesfushorit me Liverpoolin 'nuk do të jenë problem', bën të ditur më tej mediumi.

Lavia bëri 29 paraqitje në Ligën Premier në sezonin e tij debutues për Southampton.

Pavarësisht se Saints ranë nga liga, ai u vendos si një nga lojtarët më të mirë në ekip.

Çuditërisht, shtatorin e kaluar, Southampton refuzoi një ofertë prej 55 milionë euro nga Chelsea, e cila e donte lojtarin pavarësisht se ai nënshkroi për ta vetëm disa javë më parë. /Telegrafi/

telegrafi sport app