Southamptoni ka fituar ndaj Arsenalit me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Ligën Premier.

Topçinjtë janë mposhtur pas më shumë se dy muajsh pa humbje nga Southamptoni që mori fitoren e parë këtë sezon para tifozëve të tyre.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Danny Ings (20', 44') dhe Charlie Austin (85') për vendasit, ndërsa për Arsenalin shënoi Henrikh Mkhitaryn (28', 53').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori armen i Arsenalit, Mkhitaryan, i cili u vlerësua me notë 8.4, ndërsa nota më e ulët shkoi për Bernd Leno që u notua me 5.7.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe futbollit me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, i cili luajti si mbrojtës dhe pati një paraqitje jo të mirë duke u notuar me 5.9.

Southampton:

notat arsenali 2 e1544975317769

Arsenal:

notat arsenali 3 e1544975335470

/Telegrafi/

telegrafi sport app