Spektakli i basketbollit në qytetin e Rahovecit do të vazhdoj me ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Z Mobile Prishtina do të përballet me Golden Eagle Ylli.


Kjo ndeshje do të jetë ndeshja e parë gjysmëfinale që do të zhvillohet në arenën Mizahir Isma me fillim nga ora 16:30.

Ky takim pritet të dhurojë spektakël në fushë dhe në tribuna pasi tifozëritë e të dyja skuadrave kanë paralajmëruar udhëtim.

52970874 2210445842346755 7815996264243265536 n

Ndërkohë ndeshja e dytë gjysmëfinale do të zhvillohet mes Rahovecit dhe Ponte Prizrenit.

Klubi nikoqir i Final 8 do të ketë përkrahjen e madhe të tifozëve vendas për të arritur në finale.

Ndeshja mes Rahovecit dhe Ponte Prizrenit do të luhet me fillim nga ora 19:00. /Telegrafi/16:30 Z Mobile Prishtina – Golden Eagle Ylli

19:00 Rahoveci – Ponte Prizreni

telegrafi sport app