Sot zhvillohen ndeshjen e Kupës së Kosovës, spikasin dy derbi

Ndeshjet e rrethit të dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës të parapara të luhen më 27 nëntor janë shtyrë për një ditë më vonë, pra ato do të zhvillohen sot (e enjte).
Rrethi i dytë i Kupës së Kosovës ka në orar plot 16 ndeshje për t'u zhvilluar, ku nuk mungojnë derbit.
Ndeshjet kryesore të kësaj faze pritet të zhvillohen në Drenas, ku Feronikeli pret Llapin dhe në Suharekë, ku Ballkani është nikoqir i Dritës.
Prishtina pritet të ketë punë të lehtë në shtëpi ndaj Minatorit, Gjilani do të udhëtoj te Malisheva, Drenica e pret Fushë Kosovës, ndërsa Trepça '89 udhëton te Dardanët.
Shorti për rrethin e tretë të Digitalb Kupës së Kosovës do të tërhiqet të martën më 3 dhjetor në orën 13:00.
Më poshtë Telegrafi ua sjell çiftet dhe orarin e ndeshjeve të kësaj faze.
28 nëntor - ora 12:302 Korriku – Istogu Dukagjini – Besa Vëllaznimi – Ferizaj Arbëria – Onix Vitia – Ramiz Sadiku Ulpiana – Liria Malisheva – Gjilani Feronikeli – Llapi Dardana – Vllaznia Ballkani – Drita Dardanët – Trepça ‘89 Flamurtari – Vushtrria Minatori – Prishtina Drenica – Fushë Kosova Trepça – Drenasi A&N – KEK-u/Telegrafi/






















































