Sot vranësira dhe riga të lehta shiu në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën moti do të mbetet i vranët, por me intervale të shkurtra me diell.
Sipas institutit, vranësirat në disa zona mund të sjellin riga të lehta shiu.
Temperaturat minimale do të zbresin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 6 deri në 9 gradë.
Era do të jetë nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































