LAJMI I FUNDIT:

Sot pritet të lirohet 77 vjeçari i cili pavarësisht sëmundjeve tjera arriti të shërohet nga coronavirusi

Sot pritet të lirohet 77 vjeçari i cili pavarësisht sëmundjeve tjera arriti të shërohet nga coronavirusi

Një pacient 77 vjeçar pritet të lirohet sot nga Klinika Infektive pasi që i njëjti është shëruar nga virusi COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur doktor Sali Ahmeti në një konferencë për media.

“Sot e lirojmë edhe pacientin zero apo rastin e parë të hospitalizuar në Klinikën Infektive, bëhet fjalë për një pacientë 77 vjeçar i cili ka pasur edhe sëmundje kronike të më hershme krahas kësaj ka pasur edhe një infeksion të rëndë me COVID-19, por përkundër kësaj falë një angazhimi të stafit të Klinikës Infektive ai sot do të kthehet te familjarët në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë Ahmeti.


Ndërkaq ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në Klinikën Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha ka thënë se në këtë klinikë janë duke u trajtuar 49 pacientë.

Ajo ka thënë se 40 prej tyre janë në gjendje stabile, ndërkaq 7 janë në trajtim me okisgjenoterapi dhe 2 në ventilim mekanik

Doktoresha Ajazaj-Berisha shtoi se dje rreth orës 19:40 ka përfunduar me vdekje një pacientë i moshës 56 vjeç nga Prishtina i cili ka pasur edhe sëmundje tjera, duke quar në 4 numrin e pacientëve të vdekur në Klinikën Infektive.

Ajazaj-Berisha theksoi se pesë anëtarë të stafit të Klinikës Infektive janë me coronavirus, dhe se gjendja e tyre është e mirë.

“Dy janë në vetizolim në shtëpi, tre po trajtohen në Klinikë, prej tyre njëra ka rezultuar  negative në  dy analizat mikrobiologjike dhe pritet të lirohet sot në shtëpi e shëruar”, ka thënë Ajazaj-Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori