Kuvendi i Kosovës edhe sot ka dështuar të konstituohet për të 18-tën herë me radhë, tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.
Pavarësisht thirrjeve për zhbllokim institucional, partitë politike ende nuk kanë arritur konsensus për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Ligjbërësit refuzuan për të 18 herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.
Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar të propozojë Albulena Haxhiun për postin e kryeparlamentares, por pa mbështetjen e mjaftueshme nga partitë e tjera.
PDK, LDK dhe AAK kanë refuzuar të japin votën e tyre për këtë propozim, duke kërkuar një emër të pranueshëm për të gjitha palët.
Seanca e radhës mbahet pas 48 orësh.
Telegrafi do t'iu mbajë të informuar rreth zhvillimeve në Kuvend edhe gjatë ditëve të ardhshme. Faleminderit që na lexoni! /Telegrafi/
19/05/2025 12:00-Basha: S’është përgjegjësi e jona t’ua plotësojmë dëshirat partive tjera
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se LDK po kushtëzon një koalicion të mundshëm duke kërkuar përfshirjen e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjë që për Vetëvendosjen është e papranueshme.
“Kurti i ka bërë ofertë LDK-së që ta bëjmë një marrëveshje për Kuvendin dhe Qeverinë. Por LDK ka refuzuar. Duhet me pyet LDK-në pse po refuzojnë me ardh pa PDK-në. Për ne është e papranueshme. Ne refuzojmë çdo ofertë që përfshin PDK-në,” deklaroi Basha.
Ai theksoi gjithashtu se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të bëjë kompromis për emrin e propozuar për kryetar të Kuvendit.
Basha po ashtu tha se nuk është përgjegjësi e tyre që të ua plotësojnë dëshirat partive politike. /Telegrafi/
19/05/2025 11:40-Bisedë “tejet private” mes Haxhiut dhe Hasanit pas dështimit të seancë së Kuvendit
![]()
Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet edhe në përpjekjen e 18-të.
Menjëherë pas dështimit të seancës, filluan deklarimet e përfaqësuesve të partive politike.
E teksa në hollin e Kuvendit po fliste kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, një bisedë tjetër po zhvillohej në oborrin e Kuvendit mes deputetit Nait Hasani dhe ministres në detyrë Albulena Haxhiu, njëherit edhe e propozuara e LVV-së për kryeparlamentare.
Hasani dhe Haxhiu diskutuan për disa minuta, ndërkaq nuk lejuan gazetarët që t’u afroheshin duke thënë se është bisedë “tejet private”.
Lajmi i plotë
KËTU.
19/05/2025 11:39-Kadrijaj: Po përsëritet i njëjti skenar, Haxhiu meriton “Çmimin Nobel” për dështime
![]()
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke ironizuar me procesin e zvarritur të zgjedhjes së kryetares së Kuvendit dhe duke kritikuar kandidaturën e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kadrijaj, në një deklaratë për media tha se situata në Kuvend është kthyer në një përsëritje të njëjtit skenar.
“E mira është veç me propozu ‘Çmimin Nobel’ për Albulena Haxhiun, edhe pse ky çmim është për të rriturat dhe sukseset për ndonjë lëmi. E tash me propozu për dështimet e një pas njëshme në plotë seanca”, ka thënë Kadrijaj.
Lajmi i plotë
KËTU.
19/05/2025 11:37-Abdixhiku: E pakuptueshme që VV s’mund të bëjë një shumicë minimale
![]()
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u deklarua para mediave pas dështimit të sërishëm për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Abdixhiku tha se Kosova ka nevojë për institucione.
“Mungesa e urgjencës është vërtetë lajm i keq për Republikën, Kosova ka nevojë për institucione,për veprime politike të partisë së parë”, tha Abdixhiku.
I pari i LDK-së shtoi se është e pakuptimtë që LVV nuk po arrin të bëjë një shumicë minimale.
“E pakuptueshme që një parti me 48 deputetë nuk arrin të bëjë një shumicë minimale”, tha Abdixhiku.
19/05/2025 11:36-Krasniqi: LVV nuk ka vullnet për marrëveshje – është koha për interpretim nga Gjykata Kushtetuese

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur sërish pas dështimit të 18-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi tha se edhe sot u pa se LVV dëshiron të vazhdojë agoninë e themelimit të institucioneve.
“Sot patën përpjekjen e njëjtë që të shtyhen këto seanca që të mbahen në kundërshtim me rregulloren një herë në javë por vullneti i partive tjera ishte që kjo të mos ndodh”, tha Krasniqi.
Krasniqi u shpreh se nuk do të ishte fare e gabueshme nëse mblidhemi çdo ditë, ndoshta një presion ndaj njëri-tjetrit që të dilet nga kjo situatë.
Lajmi i plotë
KËTU.
19/05/2025 11:09-Konstituimi i Kuvendit dështon për herë të 18-të
Ka dështuar sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
As në seancën e 18 me radhë nuk kaloi procesi i votimit për të formuar Komisionin Zgjedhor, ku do të mundësohej votimi në mënyrë të fshehtë për kandidaten për kryeparlamentare, transmeton Telegrafi.
Me 52 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim nuk kaloi procesi për formimin e këtij Komisioni.
Seanca u ndërpre, për të vazhduar pas 48 orësh, më 21.05.2025 në orën 11:00. /Telegrafi/
19/05/2025 10:58-Dehari fton në konsultim përfaqësuesit e partive politike
![]()
Kryesuesi i seancës Avni Dehari, ka ftuar për konsultim përfaqësuesit e partive politike, para fillimit të seancës.
Diskutimet po mbahen në ambientet e sallës ku po mbahet seanca.
“Lus përfaqësuesit e partive politike për një konsultim para se të fillojmë me seancën”, tha Dehari.
19/05/2025 10:55-Fillon grumbullimi i deputetëve për seancën e Kuvendit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të vijnë në sallë për seancën e 18-të me radhë për konstituim.
Atmosfera para nisjes është e qetë, ndërsa pritet fillimi zyrtar i seancës e cila ishte paraparë të nis në orën 10:30.
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
19/05/2025 10:51-Diskutim serioz mes Abdixhikut dhe Limajt para nisjes së seancës, shtrëngojnë duart
![]()
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën e 18-të me radhë në përpjekje për konstituim.
Pavarësisht deklarimeve të shumta, duket se edhe sot pritet të jetë skenari i njëjtë sikurse në seancat e mëparshme.
Pak para fillimit të kësaj seance në sallën e Kuvendit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i Nisma-s, Fatmir Limaj kanë shkëmbyer disa fjalë mes vete.
Lajmi i plotë
KËTU.
19/05/2025 10:48-Tentimi i radhës për konstituimin e Kuvendit, flet Limaj
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se nuk ka marrë ndonjë ftesë nga ndonjë parti politike për ndonjë marrëveshje politike për zgjidhjen e ngërçit politikë.
Limaj para mediave tha se është duke vazhduar një papërgjegjësi nga forcat politike për tu ulur e për të bërë një marrëveshje, përcjell Telegrafi.
“Nuk ka ndonjë hap konkret serioz, apo ndonjë ftesë Nisma nuk ka pasur. Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë, por forcat e mëdha politike e kanë çelësin për zgjidhje. Edhe nëse nesër do të jenë zgjedhjet, do të jenë po këto forca politike. Rruga e vetme që Kosova si shtet serioz është përmes bisedimeve dhe partnerët të zgjedhin njëri-tjetrin”.
Ai tha se janë bërë më shumë se 6 muaj që vendi nuk ka një qeveri efektive.
“Vendi ka nevojë, na presin punë. Duhet të largohen egot personale, politike”, u shpreh ai. /Telegrafi/
19/05/2025 10:41-Haradinaj: Do të votonim Selimin ose Bogujevcin – ndryshimi i procedurës është antikushtetues
![]()
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se nuk pritet të ketë ndryshim në seancën e sotme.
“Duket e njëjta gjë, përderisa nuk ka marrëveshje atëherë mbetet e njëjtë situatë”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se si opozitë kanë thënë se do ta votonin Shqipe Selimin ose Saranda Bogujevcin për kryeparlamentare.
Lajmi i plotë
KËTU.
19/05/2025 10:27-Zogaj: Pa ndryshim rrethanash nuk pritet zgjidhje – mungon qasja serioze

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj ka thënë se nuk pret ndryshim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
“Nuk mund të ketë ndryshime nëse nuk ka ndryshim të rrethanave. Nuk po shohim as qasje serioze për të ndryshuar diçka. Siç shihet nuk ka asnjë urgjencë po vijmë këtu çdo 48 orë, kjo është absurde”, tha Zogaj.
Ai shtoi se ideja e këtyre seancave 48 orëshe është që t’u bëhet presion të gjitha partive politike në mënyrë që të dilet nga ngërçi politik.
“Po shihet që këto seanca nuk po e japin një rezultat të tillë. Ne kërkojmë qasje serioze në dalje nga ngërçi politik, e kjo nënkupton komunikim të partisë së parë që ka fituar zgjedhjet me të tjerët. Ne presim që LVV të ftoj edhe të tjerët, ne e kemi refuzuar sepse ekziston një hendek i madh mes LDK-së dhe LVV-së”, ka thënë Zogaj.
19/05/2025 10:20-Gruda: Një emër po mban peng gjithë shtetin – situata është absurde

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka folur para fillimit të seancës së 18-të për konstituimin e Kuvendit.
Gruda ka thënë se edhe sot pritet të jetë skenari i njëjtë sikurse në seancat e kaluara.
“Nuk pres të ketë ndonjë ndryshim, do të jetë skenari i njëjtë. Partia që nuk ka arrit me fitu shumicën absolute i ka marrë peng institucionet e Kosovës. Kryeministri dhe ministrat janë në qeveri në mënyrë të kundërligjshme dhe në këtë mënyrë duan të mbajnë peng edhe Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Gruda.
Ai ka shtuar se kjo situatë është absurde.
Lajmi plotë
KËTU.