LAJMI I FUNDIT:

Sot në ora 11:00 mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sot në ora 11:00 mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orë 11:00. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

Për këtë mbledhje Kuvendi nuk ka dërguar ndonjë njoftim për media sikurse nuk është bërë i ditur as rendi i ditës.

E për këtë ka reaguar edhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu. Ajo në Facebook ka thënë se këtë mund të bëjë vetëm njeriu i nëntokës.


“Thirret mbledhja e Kryesisë së Kuvendit pak para mesnate madje anëtarët e kryesisë dhe përfaqësuesit e grupeve nuk njoftohen me rendin e ditës! Këtë vetëm njeriu i nëntokës e bën. Kuvendi ka nevojë për çkapje dhe çlirim! Degradimit të tij duhet t’i ipet fund”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.