Sot mot me vranësira, nga e premtja reshje shiu e bore
14:"Ridvan Slivova
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Në fushat termike do të kemi rritje në të dy vlerat ekstreme, ndërsa në fushat barike priten rënie të lehta, duke e prishur këtë situatë meteorologjike.
Dita e enjte do të jetë relativisht ngrohtë për periudhën që jemi por nga dita e premte e tutje parashihet mot jostabil, i përcjellë me reshje shiu dhe bore.
Gjatë vikendit sikur kemi paralajmëruar do të ketë rënie të theksuara të temperaturave dhe reshje bore, kryesisht ditën e shtune.
Kjo dinamikë e motit do të ndikoj dukshëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Do to të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























