Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot  do të mbajë mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 12:00.Në njoftimin e bërë për media bëhet e ditur se në rend të ditës do të jenë katër pika, transmeton Telegrafi.1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,2. Konstituimi i Forumit për Transparencë Parlamentare,3. Shqyrtimi i kërkesave dhe i propozimeve,4. Njoftimi për zhvendosjen e datave për mbajtjen e takimit të SEECP.