LAJMI I FUNDIT:

Sot Maqedonia e Veriut voton për të zgjedhur Kuvendin e katër viteve të ardhshme

Sot Maqedonia e Veriut voton për të zgjedhur Kuvendin e katër viteve të ardhshme

Maqedonia e Veriut sot voton. Këto zgjedhje janë shumë të veçanta për shkakun e pandemisë globale COVID-19.

Autoritetet, Qeveria teknike dhe Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) japin garanci se këto zgjedhje nuk do të ndikojnë në rritjen e numrit të të infektuarve me coronavirus.

Këto zgjedhje janë të parat që mbahen në mes javë (e mërkurë), e jo si herat e kaluara që janë mbajt gjatë ditës së djelë. Për dallim nga herat e kaluara, këto zgjedhje do të mbahen për 14 orë, e jo si më herët për 12 orë. Nga ora 07:00 deri ora 21:00 qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë mundësi të votojnë për partinë apo listën që ata i besojnë, njofton Telegrafi Maqedoni.


Në listën zgjedhore ka 1,814,263 votues dhe në garë janë 15 mundësi që qytetarët të zgjedhin. Pra, 15 mundësi në formë koalicioni dhe parti politike që garojnë për 120 vende në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për katër vitet e ardhshme.

Këto janë zgjedhjet e 10-ta kuvendare prej të cilave 8-të janë të parakohshme.

Përndryshe, këto zgjedhje janë si pasojë e shpërndarjes së Kuvendit të Maqedonisë me iniciative të pushtetit të atëhershëm me arsyetim dështimin për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Shteti për momentin udhëhiqet nga qeveri teknike prej muajit janar 2020.

Telegrafi Maqedoni do t’ju mbajë të informuar në detaje minut pas minute me ngjarjet rreth këtyre zgjedhjeve. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori