LAJMI I FUNDIT:

Sot kompletohet shitja e Milanit?

Sot kompletohet shitja e Milanit?

Investitorët kinezë janë gati të takohen me Silvio Berluskonin për të nënshkruar zyrtarisht blerjen e Milanit.

Saga e ndryshimit historik të pronësisë së Milanit dukej e destinuar të zvarritet për disa javë apo muaj, pasi identiteti i një investitor të ri është zbuluar vetëm dje.

Në vend të kësaj, raportet sugjerojnë se kjo mund të jenë më shumë se një çështje e orëve. V


Sipas Il Corriere della Sera, marrëveshja përfundimtare për shitjen e klubit tashmë është rënë dakord, me një pagesë në hyrje prej gati 700 milionë euro.

Shtyrja e shitjes së Milanit ka të bëj me Mr.Bee
Lexo po ashtu Shtyrja e shitjes së Milanit ka të bëj me Mr.Bee

Përfaqësues nga konglomerati kinez besohet të jenë në rrugën e tyre për tu takuar me presidentin Silvio Berlusconit në Vila Certosa, ku ai është duke shijuar pushimet e tij.

Nëse këto raporte janë konfirmuar, shitja e Milanit duhet të nënshkruhet dhe të finalizohet deri në fund të ditës. /Telegrafi/