LAJMI I FUNDIT:

Sot fillon xhiro e 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës

Sot fillon xhiro e 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës

Sot (e premte) do të fillojë xhiros e 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku një ndeshje është në program për t’u zhvilluar.

Xhiro e 23-të do të zhvillohet në tri ditë të javës, ku një ndeshje luhet sot, ndërsa të shtunën dhe dielën nga dy.

Ndeshja e vetme në orar për sot është ajo në mes të Ferizajt dhe Suharekës, e cila do të luhet në stadiumin me bari artificial me fillim nga ora 14:00.


Kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, pasi një gabim mund t’i lë në zonën e rrezikshme të tabelës.

Ferizaj ka dy fitore si vendas në pranverë dhe dy humbje si mysafir, ndërsa Suhareka ka një barazim dhe tri humbje radhazi deri tani.

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiro janë paraparë të fillojnë nga ora 14:00. /Telegrafi/