Takimi vendimtar midis Juventusit dhe Sassuolos për të diskutuar për Manuel Locatellin është vendosur për këtë drekë, me një ofertë përfundimtare në tavolinë.

Reprezentuesi italian e ka bërë shumë të qartë se ai dëshiron të bashkohet me Zonjën e Vjetër këtë verë, duke refuzuar një propozim shumë më fitimprurës nga Arsenali.


Është raportuar gjerësisht se takimi i sotëm është kapitulli i fundit, kështu që ose Juventusi do të arrijë një marrëveshje ose ata do të kthehen në objektiva tjera për të përforcuar mesfushën e tyre.

Rëndësia e ngjarjes është e qartë nga prania e planifikuar e drejtorit Maurizio Arrivabene dhe drejtorit të Juventusit, Federico Cherubini.

Propozimi i tyre më i fundit prej 32 milionë eurosh u refuzua, por një rritje tjetër ka të ngjarë të afrohet me çmimin e kërkuar prej 40 milionë eurosh nga Sassuolo.

Ashtu si më parë, do të ishte teknikisht një huazim me detyrim blerje, ndoshta mbi dy vjet, duke i mundësuar gjigantëve të Torinos të shpërndajnë koston e pagesës.

Sipas La Gazzetta dello Sport, huazimi do të kushtonte 5 milionë euro, me detyrimin në kualifikimin në Ligën e Kampionëve në sezonin e dytë për 20 milionë euro të tjera.

Gjithashtu ka edhe 7 milionë euro bonuse të lidhura me performancën dhe deri në 25 për qind të çdo pagese të ardhshme transferimi.

Sassuolo e refuzoi këtë, duke mos dashur kushte për detyrim blerjes dhe një shifër të përgjithshme më të lartë.

Juve është gjithashtu i lumtur të përfshijë një lojtar të ekipit të të rinjve si pjesë e shkëmbimit. /Telegrafi/

telegrafi sport app