Ka përfunduar me sukses ceremonia e 67-të vjetore e Topit të Artë që u mbajt në Theatre du Chatelet në Paris.

Lionel Messi e ka fituar çmimin më të madh individual për një futbollist, që është i teti për të në karrierë, duke bërë kështu histori, pasi është një arritje rekorde.


Topin e Artë për gra e fitoi Aitana Bonmati e Barcelonës, që është i pari për të në karrierë.

Telegrafi u solli në kohë reale të gjitha ngjarjet që ndodhën në këtë ceremoni, përfshirë këtu edhe fituesit e çmimeve si “Kopa Trophy”, “Yachine Trophy”, “Gerd Muller Trophy” dhe “Socrates Trophy”.

30/10/2023 23:52-Rrugëtimi i Leo Messit për të fituar tetë Topa të Artë, por a mund të konsiderohet tani GOAT?

Lionel Messi mburret me më shumë Topa të Artë se kushdo tjetër në futboll – përfshirë rivalin e përjetshëm, Cristiano Ronaldo.

Argjentinasi ka fituar tani tetë herë çmimin individual më prestigjioz në futboll.

Lajmi i plotë>>>

lionel messi 1

30/10/2023 23:41-Reagimi i Mbappes dhe Deschamps kur Emi Martinez e fitoi çmimin e portierit të vitit

Emi Martinez u shpall portieri më i mirë i vitit, duke fituar kështu trofeun “Lev Yashin”.

Kjo arritje erdhi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Topit të Artë në Paris, ku u shpall portieri më i mirë në botën e futbollit.

Lajmi i plotë>>>

mbappe 1

30/10/2023 23:34-Jamal Musiala i dërgon një video-mesazh të përzemërt Bellinghamit pasi fitoi trofeun Kopa

Mesfushori i Bayern Munich, Jamal Musiala, i dërgoi një mesazh emocionues shokut të fëmijërisë Jude Bellingham pasi mesfushori i Real Madrid fitoi trofeun Kopa në ceremoninë e Topit të Artë.

Çmimi i jepet lojtarit më të mirë në botë nën moshën 21 vjeç, me Bellinghamin që e fitoi atë për herë të parë në karrierën e tij.

Reprezentuesi anglez mposhti konkurrencën nga Pedri, Eduardo Camavinga dhe Xavi Simons për të marrë çmimin aty ku i bëri homazhe familjes së tij në fjalimin e tij të pranimit të çmimit.

Lexo lajmin e plotë...

30/10/2023 23:15-Çfarë i tha Messi, Haalandit pasi që e fitoi Topin e Artë

Lionel Messi e ka fituar Topin e Artë për herë të tetë në karrierë në ceremoninë që u mbajt të hënë mbrëma në Paris.

Ylli argjentinas ia doli të mposhte Erling Haalandit dhe Kylian Mbappen për çmimin më të madh individual.

Lajmi i plotë>>>

er

30/10/2023 22:33-Arritje historike, rekorde – Messi e merr në duar Topin e Artë për herë të tetë në karrierë

Lionel Messi e ka fituar Topin e Artë për herë të tetë në karrierë, që është një arritje historike dhe në të njëjtën kohë një rekord.

Lajmi i plotë>>>

30/10/2023 22:09-Aitana Bonmati fiton Topin e Artë në konkurrencën e femrave

Aitana Bonmati është shpallur fituese e Topit të Artë në konkurrencën e femrave pas një viti të jashtëzakonshëm që pati me fanellën e Barcelonës dhe kombëtaren e Spanjës.

Mesfushorja e Barcelonës arriti të ndihmojë klubin e saj të fitojë tripletën; ligën, Super Kupën dhe Ligën e Kampionëve. Golat dhe asistimet e Aitanës luajtën një rol të madh në suksesin sezonin e kaluar.

Lexo lajmin e plotë...

30/10/2023 22:06-Mësohen edhe dhjetë emra të tjerë para zbulimit të fituesit të Topit të Artë 2023

France Football ka vazhduar me zbulimin e renditjeve të lojtarëve për Topin e Artë.

Lajmi i plotë>>>>

topi i arte 1

30/10/2023 22:00-Manchester City shpallet ekipi më i mirë i vitit për herë të dytë radhazi

Manchester City është shpallur ekipi më i mirë në botë nga revista prestigjioze France Football.

Viti 2023 ishte mjaft i suksesshëm për klubin anglez pasi që ata fituan tripletën.

Lexo lajmin e plotë...

30/10/2023 21:43-Erling Haaland fiton çmimin e sulmuesit më të mirë të vitit

Erling Haaland e ka fituar çmimin e sulmuesit më të mirët të vitit, apo tashmë siç njihet me emrin “Gerd Muller Trophy”.

Lajmi i plotë>>>

30/10/2023 21:40-Emiliano Martinez shpallet portieri më i mirë i vitit

Emiliano Martinez është nderuar me çmimin “Yashin Trophy” duke u përzgjedhur kështu portieri më i mirë i vitit.

Martinez pati një sezon fantastik si në nivel klubi me Aston Villan, ashtu edhe me kombëtaren e Argjentinës me të cilët u shpall kampion bote në Katar.

Lexo lajmin e plotë...

30/10/2023 21:05-“Kopa Trophy” për lojtarin më të mirë të ri shkon për Jude Bellingham

Mesfushori i Real Madridit dhe Anglisë, Jude Bellingham, është zgjedhur si lojtari më i mirë i ri.

Kopa Trophy jepet për edicionin e pestë me radhë nga revista prestigjioze France Football.

Lexo lajmin e plotë...

30/10/2023 20:52-“Mos i tregoni Haalandit”, Rodri e thotë emrin e lojtarit që e meriton ta fitojë Topin e Artë

Rodri ka dhënë emrin e fituesit të tij për Topin e Artë.

Derisa po parakalonte në tapetin e kuq, mesfushori i Manchester Cityt u pyet se kush do ta fitonte çmimin më të madh individual për një lojtarë.

Lajmi i plotë>>>

rodri

30/10/2023 20:04-“Askush nuk e kujton më Kupën e Botës”, gazetari që thotë se është tifoz i Barcelonës dëshiron që Bellingham ta fitojë Topin e Artë

Gazetari i televizionit El Chiringuito, Josep Pedrerol ka shfaqur anshmërinë rreth ceremonisë së Topit të Artë që pritet të nisë për pak çaste.

Lajmi i plotë>>>

le

30/10/2023 19:16-Fillojnë tallet me renditjen e Cristiano Ronaldos për Topin e Artë

Sonte do të mësohet fituesi i Topit të Artë edhe pse raportohet nga shumë media ndërkombëtare se Lionel Messi do ta rrëmbejë të tetin në karrierë.

Lajmi i plotë>>>

cr7 2 scaled

30/10/2023 19:02-Ndryshimi i rregullit të Topit të Artë mund t’i japë Messit një avantazh ndaj Haaland

Një ndryshim i ri në rregulloren për procesin e votimit për Topin e Artë, mund t’i japë Lionel Messit avantazhin ndaj Erling Haaland përpara se të shpallen rezultatet.

Messi pritet të fitojë për herë tetë rekord Topin e Artë në ceremoninë e sotme në Paris.

Pasi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën vitin e kaluar, 36-vjeçari ka qenë prej kohësh favorit për çmimin e këtij viti.

Lexo lajmin e plotë...

30/10/2023 18:46-Renditje befasuese për Jude Bellingham në listën për Topin e Artë gjersa zbulohen 16 lojtarët e parë

France Football ka filluar të zbulojë renditjet e futbollistëve për Topin e Artë.

Lajmi i plotë>>>

Jude Bellingham

30/10/2023 18:03-Cilat futbolliste janë të nominuara për Topin e Artë 2023

Topi i Artë për burra dhe Topi i Artë për gra, janë çmime vjetore të prezantuara nga revista franceze e lajmeve France Football dhe ka filluar që nga viti 1956, me ceremoninë e fundit të ndarjes së çmimeve që zhvillohet sonte.

Lajmi i plotë>>>

putellas 1

30/10/2023 17:51-Futbollistet e Anglisë refuzojnë të marrin pjesë në ceremoninë e Topit të Artë

Skuadra e femrave te Anglisë nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e sotme të Topit të Artë 2023 – pavarësisht se katër lojtare të Anglisë janë nominuar për ta fituar atë çmim.

Mary Earps, Rachel Daly, Millie Bright dhe Georgia Stanway janë të gjitha në garë për të fituar çmimin prestigjioz.

Të katër lojtaret e nisën nga minuta e parë në finale e Kupës së Botës në gusht, të cilën Anglia e humbi me rezultat 1-0 ndaj Spanjës.

Lexo lajmin e plotë...

30/10/2023 16:48-Çdo lojtar që Messi dhe Ronaldo kanë votuar për të fituar Topin e Artë dhe çmimin “The Best” që nga viti 2010

A keni menduar ndonjëherë se cilët janë futbollistët që Messi dhe Ronaldo kanë menduar se e meritojnë të fitojnë Topin e Artë?.

Messi pritet të ecë më tej përpara Ronaldos kur bëhet fjalë për fitimin e Topit të Artë, duke marrë çmimin për herë të tetë në Paris në një ceremoni të hënën.

100 gazetarë nga 100 vendet më të mira të renditura nga FIFA thonë fjalën e tyre, pa asnjë lojtar të përfshirë në votim.

Lexo lajmin e plotë...

30/10/2023 15:13-Fituesi vetëm se është zbuluar, këta janë 30 kandidatët në garë për 'Topin e Artë'

Sytë e adhuruesve të futbollit janë në Paris, ku me fillim nga ora 20:45 do të mbahet ceremonia për 'Topin e Artë' nga gazeta prestigjioze franceze 'France Football'.

Transmetimi zyrtar i çmimit të madh do të bëhet në kanalin zyrtar të L'Equipe në YouTube, derisa 30 futbollistë janë në garë të ngushtë.

Sezoni i kaluar, pra periudha nga 1 gushti 2022 deri më 31 korrik 2023, është konsideruar gjatë procesit të përzgjedhjes. Lojtari më i mirë zgjidhet nga një gazetar nga 100 vendet më të renditura në renditjen e FIFA-s.

Lajmi i plotë

16985714399838

30/10/2023 13:50-Cilët futbollistë do ta kishin fituar 'Topin e Artë' nëse nuk do të ekzistonin Messi dhe Ronaldo

2023/10/Screenshot_1-124-e1698670198206.png

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo fituan 12 Topa të Artë dhe France Football analizoi se cilët futbollistë do të kishin fituar trofeun prestigjioz nëse të dy nuk do të ekzistonin.

Argjentinasi fitoi shtatë, ndërsa futbollisti portugez pesë herë u shpall fitues i çmimit më prestigjioz individual dhe nëse ata të dy nuk do të ekzistonin, shumë top futbollistë mund të mburreshin me çmimin e lartpërmendur.

Messi dhe Ronaldo fituan çmimet e përmendura nga viti 2008 deri në vitin 2017, me argjentinasin që shtoi më shumë çmime në 2019 dhe 2021, dhe France Football u mor me analizën e lartpërmendur.

Lajmi i plotë ---->

30/10/2023 11:55-Kush voton për Topin e Artë dhe si kanë ndryshuar rregullat – Kosova nuk kishte të drejtë kësaj radhe

Ndërsa emrat e fituesve do të zbulohen mbrëmjen e kësaj të hëne, gjatë ceremonisë së Topit të Artë në Théâtre du Châtelet, fokusi është edhe tek ata që janë pjesë e jurisë dhe zgjedhjeve.

Janë vetëm njëqind, një për çdo vend dhe votat e tyre, të cilat do të zbulohen në numrin e France Football, këtë të shtunë, 4 nëntor.

Juritë e Topit të Artë të France Football mbajnë një përgjegjësi të madhe sepse supozohet se përfaqësojnë vlerësimin më global, të larmishëm, neutral dhe objektiv të futbollistit më të mirë në botë gjatë sezonit të kaluar.

Lexo lajmi e plotë...

topi i arte 1

30/10/2023 11:29-Kryeredaktori i ‘France Football’ flet për garën e ‘Topit të Artë’: Është shumë ngushtë

Bota e futbollit ka sytë në kryeqytetin francez Paris, ku në mbrëmje ditën e sotme do të ndahet çmimi më i madh individual, Topi i Artë.

Lionel Messi, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe janë tepër afër në numrin e votave për fituesin e Topit të Artë të këtij viti, kanë konfirmuar organizatorët e këtij eventi madhështor.

Lexo lajmin e plotë...

messi haaland  1

30/10/2023 11:27-Messi mund të fitojë Super Topin e Artë të rrallë – por vetëm në vitin 2029

Lionel Messi mund të fitojë Super Topin e Artë në fund të kësaj dekade, atëherë kur me shumë mundësi do të jetë i pensionuar nga futbolli.

Është raportuar gjerësisht se Messi, i cili iu bashkua Inter Miamit në korrik, i është thënë se do të fitojë Topin e Artë për të tetën herë në një ceremoni në Paris të hënën mbrëma.

Lexo lajmin e plotë... 

messi topi i arte 1

30/10/2023 11:25-Drogba emëron dy lojtarët e Real Madridit që mund të fitojnë Topin e Artë në pesë vitet e ardhshme

Sulmuesi legjendar, Didier Drogba ka zgjedhur dy futbollistë të Real Madridit të cilët mendon se mund ta fitojnë në të ardhmen e afërt çmimin më të madh individual, Topin e Artë.

Drogba ka tregua se kush nga lojtarët e Real Madridit mund ta fitojë në të ardhmen.

Lexo lajmin e plotë...

drogba

30/10/2023 11:22-Përgjigja brilante e Thierry Henryt kur u pyet se kush duhet ta fitojë Topin e Artë 2023

Legjenda franceze, Thierry Henry pati një përgjigje brilante kur u pyet se kush duhet ta fitojë Topin e Artë këtë vit.

Vitin e kaluar, çmimi i famshëm iu dha yllit francez Karim Benzema pasi ai shijoi një sezon madhështor me skuadrën spanjolle të La Ligës, Real Madrid.

Përpara ceremonisë së Topit të Artë të këtij viti në Paris të hënën, lojtarë si Lionel Messi, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe janë kryesuesit për të marrë çmimin.

CBS Sports, Henry u pyet nëse Topi i Artë duhet t’i jepet Messit dhe përgjigja ishte brilante.

Lexo lajmin e plotë.... 

henry

30/10/2023 11:18-Fabrizio Romano flet për fituesin e Topit të Artë 2023

Lionel Messi pritet të fitojë Topin e Artë 2023, konfirmon Fabrizio Romano.

Eksperti i transferimeve e quan ‘historike’ Topin e 8-të të Artë të argjentinasit.

Më herët edhe burime më pak të besueshme kanë treguar se 36-vjeçari do të jetë fitues edhe kësaj here. Messi duket sa ka mposhtur Erling Haalandin dhe Kylian Mbappen për vendin e parë.

Lexo lajmin e plotë...

romano

30/10/2023 11:15-Top 5 kandidatët kryesorë për Topin e Artë

Fituesi i Topit të Artë 2023 është një sekret i hapur në këtë pikë. Burime të shumta kanë konfirmuar se Lionel Messi tashmë është informuar se ai është fituesi i çmimit këtë vit.

Pyetja është, kush bën top pesëshen nga një ekip nga lista e ngushtë me 30 lojtarë të lëshuar që nga shtatori?

Lexo lajmin e plotë..

topi i arte

30/10/2023 11:13-Ylli i Man Cityt shpërfill Haalandin dhe në vend të tij zgjedh Messin si fitues të Topit të Artë

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri mendon se fitues i Topit të Artë të këtij viti do të jetë Lionel Messi, pavarësisht golave ​​të shënuar nga shoku i skuadrës së tij, Erling Haaland.

Haaland shënoi 52 gola në një sezon debutues që lë pa frymë për Cityn, duke i ndihmuar ata për një triumf historike të tre trofeve.

Lexo lajmin e plotë... 

haaland messi

30/10/2023 11:11-Lionel Messi, kandidat kryesor për Topin e Artë 2023

Lionel Messi pritet ta fitojë Topin e Artë 2023, duke çuar në tetë numrin e trofeve më të mëdhenj individual në botën e futbollit.

Edicioni i 67-të i Topit të Artë, i organizuar nga revista franceze France Football, do të zhvillohet të hënën (sot) më 30 tetor 2023 në Teatrin Chatelet në Paris (Francë).

Rolin kryesor në këtë ceremoni pritet ta ketë një emër i njohur tashmë për Topin e Artë.

Lexo lajmin e plotë... 

221218143136 lionel messi world cup trophy kiss 121822

30/10/2023 11:08-Lista me 30 kandidatët në garë për “Topin e Artë 2023” – Halaand, Messi dhe Mbappe favoritë

Lista e ngushtë për çmimin individual më prestigjioz të futbollit botëror është zbuluar përpara ceremonisë së madhe që mbahet në Paris më 30 tetor.

Fituesi i fundit është Karim Benzema, i cili po ashtu edhe këtë vit është në listë. Tani nuk llogaritet më vetëm paraqitjet në nivel klubesh, por edhe në Kupën e Botës 2022, të cilat janë marrë parasysh gjatë përzgjedhjes së listës së fituesve të mundshëm të këtij viti.

Lionel Messi, Erling Haaland, Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr, janë disa nga emrat në listë, që llogariten si kandidatë për të fituar.

Lista e plotë me emrat e kandidatëve

messi haaland  1