Sonte në Shkup fillon manifestimi ''Mbrëmjet e të drejtave të grave''

Me shfaqjen e filmit dokumentar ''Dashuria siberiane'' në kinemanë ''Frosina'' do të hapet edicioni i tetë i manifestimit ''Mbrëmjet e të drejtave të grave'', përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aktiviteti organizohet nga Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave nën patronatin e bashkisë së Shkupit dhe në bashkëpunim me UN Women. Manifestimi do të mbahet deri më 9 mars dhe do të përfshijë punëtori, filma, diskutime që kryesisht do të mbahen në Qendrën kulturore rinore.
Sipas AIM-së, në samitin ''Dita e gruas, 8 marsi'', Maqedonia do t'i bashkohet fushatës kryesore ''Forcimi ekonomik i grave në botën e ndryshueshme të punës'', duke organizuar aktivitete publike dhe shfaqje.
Në aktivitetet tjera përfshihet punëtori, ekspozita, etj./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































