Në emisionin më të ri ‘Përballje’ sonte në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe Telegrafi.com do të diskutohet për rolin e Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës.

Kush janë anëtarët e zgjedhur të Akademisë së Shkencave? A janë njerëz nga politika?


Cili është roli e si vlerësohet puna e këtij institucioni? Çfarë thonë dy akademikët e rinj Bardh Rugova e Frashër Demaj?

Pse profesori Rrahman Paçarizi vlerëson se Akademia nuk duhet të shihet si vend i pleqve por i shkencës?

A është ‘kapur’ Akademia nga partitë politike dhe sa është aktiv ky insitucion?

Kush e ka fajin në politizimin e këtij institucioni sipas profesoreshës Besa Luzha?

Për të diskutuar për këto tema gazetari Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Bardh Rugova - profesor, Fakulteti i Filologjisë, Akademik i sapozgjedhur,

Frashër Demaj - profesor i Historisë, Akademik i sapozgjedhur,

Besa Luzha - profesoreshë e Fakultetit të Arteve, dhe

Rrahman Paçarizi - profesor, Fakulteti i Filologjisë

Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20: 20, kurse  repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/