Në rast se Joe Biden heq dorë prej kandidaturës për president të SHBA-së pas një paraqitjeje katastrofike në debatin e javës së kaluar kundër kandidatit republikan, Donald Trump, ish-Zonja e Parë, Michelle Obama është e vetmja kandidate e mundshme demokrate që do ta mundte pa problem ish-presidentin amerikan, Trumpin, sipas sondazheve të Ipsos.
Michelle Obama kryeson gjithashtu renditjen midis votuesve të regjistruar, e cila lë pas Trumpin dhe Bidenin me më shumë se 10 për qind. Kur u pyetën nëse Trump apo Biden duhet të heqin dorë nga kandidatura e tyre pas debatit, pothuajse tre nga pesë të anketuar janë dakord që Biden duhet të largohet dhe pak më pak se gjysma thanë të njëjtën gjë për Trumpin.
Trump dhe Biden mbeten të barabartë mes votuesve të regjistruar për zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor. Në ballafaqimet e tjera hipotetike demokrate kundër Trumpit, vetëm Michelle Obama është më e mirë se republikani në mesin e votuesve të regjistruar.
Kur u pyetën se për kë do të votonin në zgjedhjet presidenciale në muajin nëntor, 40 për qind e votuesve të regjistruar do të votonin për Bidenin dhe po aq për Trumpin. Ky raport në fakt ka qenë i qëndrueshëm që nga fundi i muajit maj i vitit 2024, kur 41 për qind e tyre ishin për Bidenin dhe 39 për qind për Trumpin.
Kur u pyetën për kandidatët e mundshëm demokratë kundër Trumpit, 50 për qind e votuesve të regjistruar thonë se do të votonin për Michelle Obama dhe vetëm 39 për qind për Trumpin.
Të gjithë kandidatët e tjerë të mundshëm demokratë kanë rezultate të ngjashme ose më të këqija se Bideni kundër Trumpi.
Zëvendëspresidentja Kamala Harris do të merrte mbështetjen e 42 për qind të votuesve të regjistruar krahasuar me 43 për qind të Trumpit. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom do të fitonte 39 për qind të votuesve të regjistruar krahasuar me 42 për qind të Trumpit. Të gjithë kandidatët e tjerë demokratë kanë ndërmjet 34 për qind dhe 39 për qind të votave të mundshme mes votuesve të regjistruar.
Michelle Obama është gjithashtu e vetmja nga të gjithë kandidatët e ofruar në sondazh që gëzon opinionin pozitiv të më shumë se gjysmës së të anketuarve. Për 55 për qind të të anketuarve, Obama është një politikan pozitiv.
Megjithatë, duhet theksuar se ish-Zonja e Parë disa herë ka deklaruar qartë se nuk ka ndërmend të kandidojë në zgjedhje, ndërsa më herët e quajti punën e presidentit stresuese dhe rraskapitëse dhe diçka që “nuk do të donte ta përballonte vetë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-96-780x439.jpg)
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron
![Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-22-780x439.png)
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën
![Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-93-780x439.jpg)
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët
![Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-97-780x439.jpg)
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit
![Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-94-780x439.jpg)
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht