Qytetarët e Kosovës më 17 tetor do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të komunës së tyre.
Zgjedhjet do të mbahen në 38 komuna, ndërsa tashmë Telegrafi ka nisur publikimin e disa sondazheve ku do të përfshihen të gjitha komunat dhe kandidatët.
Në sondazhin e Telegrafit të gjithë mund të votojnë për kandidatin që mendojnë se do të udhëheq me komunën përkatëse. Serinë e këtyre sondazheve, Telegrafi sot e vazhdon me komunën e Kamenicës.
Në garë për të parin e kësaj komune janë Qëndron Kastrati nga PSD, Jeton Biqkaj nga LDK, Muhamed Kallaba nga PDK, Kadri Rrahimaj nga LVV, Faton Jakupi nga AAK dhe Albert Sermaxhaj nga Nisma.
Sipas KQZ-së numri i qytetarëve me të drejtë vote në Kamenicë është 35,161, ka 28 qendra të votimit me 54 vendvotime.
Më 14 tetor do të mbyllen të gjitha sondazhet, ku pastaj në një lajm do të përmblidhen rezultatet finale. Për të shikuar të gjitha sondazhet, klikoni këtu. /Telegrafi/