Lojtari më i mirë i Tottenham Hotspurit në ndeshjen kundër Juventusit, Son Heung-min, ka shprehur keqardhje për eliminimin e skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve.

Anësori i Spursave ishte fantastik në sfidën ndaj Bianconerëve, në të cilën arriti ta shënonte golin e parë.


Son Heung min juve 2 (Foto: Getty Images)

Mirëpo, në pjesën e dytë ekipi italian u kthye për ta përmbysur rezultatin me golat e Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala.

"Jam krenar me bashkëlojtarët e mi dhe jam krenar me tifozët. Më vjen shumë keq për mbështetësit tanë, sepse ata kanë pritur më shumë".

"Kjo dhemb, por i tillë është futbolli dhe duhet të nisim nga e para", ka deklaruar Son Heung-min.

Son Heung min juve 3 (Foto: Getty Images)

"Ndihem i dëshpëruar, kishim raste për të shënuar gola, por nuk ia dolëm. Jam i zhgënjyer, sepse e dominuam gjithë ndeshjen dhe ata patën dy raste që i konkretizuan me gola".

"Futbolli luhet 90 minuta dhe kjo na dëshmoi edhe këtë herë se duhet të luajmë deri në fund të takimit", ka thënë anësori. /Telegrafi/

telegrafi sport app