Ylli i Tottenhamit, Son Heung-min, ka mposhtur Cristiano Ronaldon për të fituar çmimin si futbollisti më i mirë në Azi për vitin 2023.

Son e fitoi këtë çmim për herë të shtatë radhazi, pasi mori 22.9 për qind të votave, duke lënë pas vetes Kim Min-Jae të Bayern Munichut me 19.54 përqind dhe Cristiano Ronaldon që përfundoi i treti me 17.06 për qind.


Përndryshe, kjo ishte hera e nëntë për Son që e fiton këtë çmim prestigjioz gjatë karrierës së tij.

Son shkëlqeu me Korenë e Jugut ashtu edhe me Tottenhamin, klub ku tashmë është edhe kapiten.

Screenshot 1 42

Teksa ky çmim do të thotë shumë për të, Son do të dëshironte që të fitonte ndonjë trofe qoftë më Tottenhamin apo me shtetin e tij në 2024.

Ani pse nuk e fitoi këtë çmim, Ronaldo ka shënuar më së shumti gola se çdo lojtar tjetër në vitin 2023.

38-vjeçari shënoi plotë 53 gola vitin e kaluar, teksa reprezentuesi portugez po vazhdon të dëshmojë se ka ende shumë për t’i dhënë futbollit.

Son në anën tjetër u paraqit për Korenë e Jugut në fitoren me rezultat 3-1 ndaj Bahreinit në Kupën e Azisë të hënën.

Ndeshja e radhës për të dhe shtetin e tij do të jetë ndaj Jordanisë të shtunën, para se të përmbyllin fazën e grupeve ndaj Malajzisë më 25 janar./Telegrafi/

telegrafi sport app