Tifozët e Lierpoolit do ta mbajnë gjatë në mend yllin korean Heung Min Son.

Goli i sulmuesit të aziatik në sfidën Liverpool - Tottenham bëri që skuadra londineze të largohet me një pikë nga Anfield dhe The Reds të mbetën me pak gjasa për titullin e kampionit.


Por ka qenë vet Son që ka pranuar se Liverpooli është njëra nga skuadrat më të mira në botë dhe kanë vuajtur shumë ndaj tyre.

firstteam premierleague liverpool away heungminson 1

Son ka deklaruar se janë të dërrmuar nga ndeshja me The Reds, pasi qëllimi i tyre ishte të mbrohen.

“Liverpooli është një nga skuadrat më të mira në botë. Ndonjëherë na duhet të mbrohemi, detyrë të cilën e bëmë shumë mirë".

"Plani ynë i lojës i tillë ishte. Jam shumë i lodhur pas kësaj ndeshje, jam i dërrmuar, ishte një nga ndeshjet më të vështirë që kam luajtur në jetën time”, deklaroi Son.

Me pikën e fituar ndaj Liverpool, Tottenham ndodhet në vendin e pestë në tabelë me 62 pikë, një më pak se Arsenali që ka një takim mëpak të zhvilluar. /Telegrafi/

telegrafi sport app