Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer është i përgatitur të punojë me sulmuesin Alexis Sanchez në sezonin e ardhshëm.

Nuk ka shkuar gjithçka mirë për Sanchezin në Itali këtë sezon, pasi ai ka qenë i kufizuar në vetëm dy starte të Serie A për Interin, ku është i huazuar.


Është shumë e pamundur që Nerazzurrët të bëjnë lëvizjen e përhershme dhe sulmuesi kilian pritet të rikthehet në Old Trafford.

Sipas mediumit Sky Sports, Solskjaer është i gatshëm t'i japë 31-vjeçarit një shans të dytë për pasur sukses te Unitedi.

alexis sanchez manchester united 2018 19 1qte5ntdmsu5ozt7vdsly6hl6

Thuhet se atmosfera rreth klubit është ndryshe nga kur Sanchez nuk po arrinte formën e tij dhe një rikthim i tij mund të jetë pozitiv.

Në janar, trajneri Solskjaer pranoi se ai do të ishte i gatshëm të mirëpresë rikthimin e kilianit në skuadër. /Telegrafi/

telegrafi sport app