Si në vitin 1999, Ole Gunnar Solskjaer ka hyrë sërish nga banka rezervë dhe shënoi gol. Ai e hapi llogarinë e golave në përballjen Manchester United – Bayern Munich në ndeshjen bamirëse.

Norvegjezi e zëvendësoi Andy Colen, më pas për të shënuar një gol, si në të kaluarën që shënonte për skuadrën angleze.


Tifozët e Djajve të Kuq janë shprehur tejet të lumtur në Twitter duke parë trajnerin e tyre teksa realizonte sërish, kur kanë kaluar shumë vite prej se nuk është futbollist aktiv.

“Ole Gunnar Solskjaer ka aq gola në vitin 2019, sa lojtari i tij më i paguar Alexis Sanchez”, ka shkruar një tifoz i skuadrës angleze në rrjetin social.

Më 26 maj të vitit 1999 kishte ndodhur e njëjta gjë, pasi Solskjaer e kishte zëvendësuar Teddy Sheringhamin, për të shënuar për fitoren e Manchester Unitedit ndaj Bayern Munichut.

Legjendat e Djajve të Kuq kanë fituar ndaj atyre të bavarezëve me rezultat të thellë 5-0 në ndeshjen për bamirësi, gjersa kanë luajtur edhe emra të njohur si David Beckham dhe Paul Scholes. /Telegrafi/

telegrafi sport app