LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer hedh poshtë kategorikisht mundësinë e transferimit të Agueros: Kur luan për një dekadë te një klub, nuk mund të shkosh te rivali lokal

Solskjaer hedh poshtë kategorikisht mundësinë e transferimit të Agueros: Kur luan për një dekadë te një klub, nuk mund të shkosh te rivali lokal
(Foto: Instagram/kunaguero)

Ole Gunnar Solskjaer ka hedhur poshtë çdo mundësi që Sergio Aguero të jetë pjesë e Manchester Unitedit në sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi argjentinas e ka zyrtarizuar largimin e tij nga Manchester City në fund të sezonit dhe tashmë është duke i lidhur me klubet të shumta që i duan shërbimet tij.

Chelsea, Arsenali, Barcelona e Juventusi, janë ndër klubet e interesuara, porse mundësitë që 32-vjeçari të luajë në Old Trafford janë zero.


(Foto: Instagram/kunaguero)

“Nuk mund të pres që një lojtar, i cili ka luajtur për 10 vite te një klub, të transferohet te rivali i tyre lokal”.

Letra e Agueros pas konfirmimit për largimin e tij: Kam farkëtuar një lidhje të pathyeshme me ata që e duan Cityn
Lexo po ashtu Letra e Agueros pas konfirmimit për largimin e tij: Kam farkëtuar një lidhje të pathyeshme me ata që e duan Cityn

“Unë nuk pres të ndodhë. E di që jemi profesionistë, mirëpo kur luan për Man Unitedin nuk shkon te Man City. Kemi pasur shembuj të këtillë, por unë nuk pajtohem me to. Nuk do të përmend emra, por ju i dini të gjithë. Fola shumë”.

“Kur kam luajtur për Man Unitedin, nëse një klub rival do të më kërkonte dhe do të kisha shkuar – atëherë, ku është besnikëria? Besnikëria është një prej vlerave që unë e pozicionoj shumë, shumë lart”, ka thënë Solskjaer. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Premier League
Federata Spanjolle e Futbollit aprovon ligjin ‘anti-Pique’

Federata Spanjolle e Futbollit aprovon ligjin ‘anti-Pique’

La Liga
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
Kalo në kategori