LAJMI I FUNDIT:

Sofja me mesazh ndaj Shkupit: Fushata anti-bullgare në mënyrë të drejtpërdrejtë mohon vlerat themelore evropiane

Sofja me mesazh ndaj Shkupit: Fushata anti-bullgare në mënyrë të drejtpërdrejtë mohon vlerat themelore evropiane

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njofton se “nxitja e urrejtjes ndaj Bullgarisë dhe ndaj qytetarëve bullgar nga Maqedonia e Veriut nuk është mënyrë për ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore”.

Në njoftim thuhet se ministria i përmbahet reagimit të shpejtë për shkak se nuk dëshiron të ndërhyjë në fushatën zgjedhore të Maqedonisë së Veriut, por kj nuk do të thotë edhe pranim të “diskriminimit të vazhdueshëm dhe gjuhës së urrejtjes ndaj qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që në një farë mënyre janë të ndërlidhur me popullin bullgar”.

Ata shtojnë se retorike agresive në fushatën për kryetar të Bashkisë së Shkupit është shembull për atmoferën jo të mirë dhe armiqësore ndaj qytetarëve me identitet bullgar dhe ndaj Bullgarisë. MPJ e Bullgarisë vlerëson se mossuksesi i fushatës anti-bullgare në Shkup dëshmoi se nuk ka përkrahjen e qytetarëve në Maqedoni.


Po ashtu theksohet se fushata bullgare nxit diskriminim dhe jotolerancë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë mohon vlerat evropiane dhe është në kundërshtim me të gjitha normat.

“Bulgaria do t’i kushtojë vëmendje të posaçme gjithaq proceseve për krijimin e kushteve të domosdoshme që vetidentifikimi të jetë i mundshëm dhe të respektohen të drejtat e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e MPJ-së bullgare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Lajme
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Lajme
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori