Sociologu Ardian Gola bëhet pjesë e Vetëvendosjes

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare janë shtuar aderimet në subjekte politike. Lideri Vetëvendosjes, Abin Kurti ka bërë të ditur se sociologu Ardian Gola i është bashkuar partisë se drejtuar nga ai.
Kurti ka vlerësuar qëndrimin e Golës në raport me ngjarjet e së kaluarës në Kosovë duke thënë se “ai nuk ka qëndruar indiferent ndaj padrejtësive të shumta të pushtetit të korruptuar”.
Postimi i Kurtit:"Ardian Gola është prej atyre profesorëve, të cilët nuk mjaftohen me rehatinë e kolltuqeve akademike. Ai nuk ka qëndruar indiferent ndaj padrejtësive të shumta të pushtetit të korruptuar. Përkundrazi, luftën e pakompromis për drejtësi Gola e ka zhvilluar përmes angazhimit të tij publik si kritik social. Gjithnjë e kemi ditur se rrugët tona një ditë do të pikëprehen. Mirë se erdhe Ardian!", ka shkruar Kurti. /Telegrafi/



















































