LAJMI I FUNDIT:

Snapdragon 8 Gen 3 vjen me bërthamën kryesore me kapacitet prej 3.7GHz dhe me disa ndryshime të reja në CPU

Snapdragon 8 Gen 3 vjen me bërthamën kryesore me kapacitet prej 3.7GHz dhe me disa ndryshime të reja në CPU

Çipi Snapdragon 8 Gen 2 solli një lëvizje të madhe në performancë dhe efikasitet më të mirë, por tani ka informata se çipi pasardhës ka ambicie edhe më të mëdha.

Një informator i njohur zbulon se gjenerata e ardhshme e platformës kryesore nga Qualcomm do të ketë një arkitekturë të re të CPU-së, përderisa do të ketë edhe shpejtësi më të madhe.

Thuhet se Snapdragon 8 Gen 3 do të ketë një bërthamë kryesore CPU Cortex-X4 me një shpejtësi prej prej 3.7GHz, 5 bërthama të tjera të fuqishme për performancë më të lartë dhe 2 bërthama shtesë më të vogla për efikasitet më të mirë, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.


Sipas Digital Chat Station, numri i modelit është “SM8650”, dhe se GPU-ja do të thirret “Adreno 750”.

Pritshmëritë janë që TSMC të vazhdojë prodhimin e çipave, duke lëvizur nga N4 në nyjen N4P, e cila është ende një teknologji e procesit 4nm, por me një rritje të lehtë në efikasitet.

Arsyeja se pse TSMC nuk po shkon drejt prodhimit me procesin 3nm është për shkak të ciklit të prodhimit – teksa N4P është mjaftueshëm i mirë dhe edhe më i përballueshëm në çmim, dhe fabrikat në Tajvan janë të gatshme për të nisur prodhimin në masë menjëherë pas përfundimit të periudhës testuese nga kompanitë e telefonave. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple po përgatit një surprizë për të gjithë ata që presin një iPhone më të lirë

Apple po përgatit një surprizë për të gjithë ata që presin një iPhone më të lirë

Teknologji
iPhone i ri i Apple do të jetë i disponueshëm në Rusi

iPhone i ri i Apple do të jetë i disponueshëm në Rusi

Teknologji
Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?

Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?

Hakohen dhjetëra llogari të profilit të lartë në Twitter, viktima të sulmit Barack Obama, Joe Biden dhe Elon Musk

Hakohen dhjetëra llogari të profilit të lartë në Twitter, viktima të sulmit Barack Obama, Joe Biden dhe Elon Musk

Samsung përfundon mbështetjen e përditësimit të softuerit për Galaxy A10, A20, A40

Samsung përfundon mbështetjen e përditësimit të softuerit për Galaxy A10, A20, A40

Kalo në kategori