“Krejt dhe Drejt”, “Shteti, Shtet”, “Rimëkëmbja Ekonomike”, dhe “Forca e Kosovës”, janë disa nga sloganet e subjekteve politike më të mëdha në Kosovë, të cilët po prezantohen para qytetarëve nëpër tubime të ndryshme.
Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka bërë zyrtare sloganin e tyre “Krejt dhe Drejt”, ku dominon ngjyra e kuqe dhe e bardhë.
Lidhja Demokratike e Kosovës me sloganin “Shteti, Shtet” dominon ngjyra e bardhë, ndërsa shkronjat janë më të kaltër dhe të bardhë.
Partia Demokratike e Kosovës me sloganin “Rimëkëmbja Ekonomike” ka vendosur që ngjyra e kaltër të dominojë, kurse shkronjat janë bërë më të bardhë, kurse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me sloganin “Forca e Kosovës”, në fokus ka ngjyrën e kaltër por me disa nuanca më të mbyllta, kurse shkronjat po ashtu janë më të bardhë.
Nëpër rrjete të ndryshme sociale si Facebook, Twitter, Instagram etj, zyrtarët e partive politike kujdesen që të shpërndajnë sa më shumë sloganin e partisë së tyre, e duke promovuar kështu sa më shumë partinë të cilën i përkasin.
Për sloganet e subjekteve politike, qytetarët shprehin interesim të madh, duke u lidhur në një farë forme edhe me partinë të cilën e pëlqejnë, por shpesh herë ka ndodhur që sloganet të mos mirëpriten mirë nga masa, duke u shndërruar kështu në një formë tallje nga po të njëjtit persona.
Por si i shohin ekspertët e fushës sloganet që tashmë zyrtarisht janë prezantuar nga partitë politike?
Etrit Zeneli, nga Agjencioni Kreativ You Name It, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ka thënë se sloganet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nuk janë mjaftueshëm kreative.
“Sloganet e partive politike për zgjedhjet e sivjetme lënë për të dëshiruar. Shumica e sloganeve nuk janë gjetje mjaftueshëm kreative që të elektrizojë masën dhe të zgjojnë emocion të veçantë”, ka thënë ai.
Më tej ai thotë se “Slogani, përveç që duhet të përfaqësojë vlerat e subjektit që prezantohet me të, misionin kryesor e ka që të krijojë një emocion i cili përkthehet në besim të votuesit ndaj asaj partie”.
Duke folur për rëndësinë e sloganeve, Zeneli thotë se sa më kreativ që janë aq më shumë marrin vëmendjen.
“Sa më kreativ e përmbajtësor që është ai, aq më shumë merr vëmendje, ngjall debat (pozitiv) rreth tij, e rrjedhimisht reflekton edhe në vota. Në të kundërtën rrezikon të shndërrohet në ‘tallje’ dhe kjo ka efekt negativ në besimin e votuesve, sidomos atyre të papërcaktuar”, theksoi ai.
Zeneli thotë se subjektet politike duhet të jenë të kujdesshme, dhe të bëjnë gjetjen e duhur sa i përket sloganeve.
“Padyshim që slogani është vetëm një prej elementeve me të cilin partitë komunikojnë me masën, por nga të gjitha elementet tjera, slogani merr prezencën më të madhe dhe e përcjell partinë nga dita e parë e fushatës deri në ditën e votimit, prandaj duhet të jetë gjetja e duhur”, përfundoi ai.
Ndërsa, Alban Kastrati i cili është partner menaxhues në Republika Communications Agency, thotë se në përgjithësi, përshtypja është se partitë politike nuk janë të përgatitura mirë për këto zgjedhje, sidomos me strategji të komunikimit.
“Partitë tona politike po kanë probleme bazike të komunikimit. Deri më tani në të gjitha rastet, kemi parë më shumë improvizime me slogane, mesazhe pa kontekst, dhe materiale kogja joprofesionale të brendimit (me jo më shumë se një përjashtim)”, potencoi ai.
Në vazhdimësinë e bisedës, Kastrati thotë që sloganet që janë paraqitur nga subjektet politike, nuk nxisin thirrje për veprim.
“Sloganet që po i shohim nga partitë nuk po duken të testuara, nuk janë apele që nxisin thirrje për veprim, apo sqarim të qëndrimeve apo programeve / ideologjisë apo vizioneve të partisë. Prezantimi çfarë po e bëjnë partitë tona sot, krijon edhe më shumë konfuzion dhe rezulton në mungesë të arritjes së potencialit për partinë përkatëse”, deklaroi ai.
Kastrati thotë se është shumë e rëndësishme që fushata politike të bëhet në mënyrë të planifikuar, pasi që ka peshë edhe në rezultatin final.
“Në anën tjetër, kemi shembuj të kampanjave të jashtëzakonshme edhe prej zgjedhjeve të mëhershme në vendin tonë, por edhe nga rajoni e sidomos nga vendet e zhvilluara, të cilat na lënë të kuptojmë që kur një fushatë politike bëhet në mënyrë të planifikuar me një strategji të qartë të komunikimit dhe përçim të duhur të mesazheve, ndryshimi që e bën fushata dhe strategjia e komunikimit është kyçe për rezultatet finale.
Prandaj, komunikimi strategjik ka peshë dhe rëndësi të jashtëzakonshme në rezultatin zgjedhor, sepse e bën gjithë dallimin më pas edhe në numra edhe kompozim të qeverisë e cila del nga procesi zgjedhor”, tha ndër tjera ai.
E që rrjetet sociale kanë ndikim të madh në jetën tonë, e thotë edhe menaxheri i rrjeteve sociale, Arbios Kryeziu.
Kryeziu në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, ka thënë se rrjetet socialet janë mundësia më e mirë për të tërhequr votuesit e rinj.
“Ndikimi i rrjeteve sociale po është çdo herë e më i madh në jetën tonë. Kështu edhe në rastin e zgjedhjeve, ato janë një mjet mjaft i mirë për arritjen e qëllimeve nga politikanët apo partitë politike. Kjo pasi njerëzit çdo herë e më shumë po kalojnë kohë në to dhe po konsumojnë përmbajtën që i shërbehet. Vlera e rrjeteve sociale është rritur tani edhe më shumë në kohën e pandemisë COVID-19 ku ka kufizime dhe ndalesa për të mbajtur fushatën e zakonshme, rrjetet sociale janë mundësia më e mirë për të tërhequr votues të rinj, apo që të lidheni me votuesit e pavendosur”, ka pohuar ai.
Kryeziu thotë se “Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në dekadën e fundit janë shembulli më i mirë se sa efektive mund të jenë rrjetet sociale në arritjen e qëllimeve gjatë procesit zgjedhor”.
“Mund të themi se ishte Barack Obama kandidati i parë që i përdori ato në mënyrën më efektive, pastaj Donald Trump e adaptoi shpejtë”.
Sipas Kryeziut, rrjetet sociale po përdoren në masë të madhe nga politikanët dhe partitë, duke shtuar se Lëvizja Vetëvendosje dominon me shtrirjen e tyre në këto rrjete.
“Në Kosovë përdorimi i rrjeteve sociale është mjaft i madh dhe normalisht që kjo shfrytëzohet nga politikanët dhe partitë. Në këtë aspekt ka parti që aktualisht dominojnë me shtrirjen e tyre në rrjetet sociale, duke krijuar përmbajte mjaft të madhe, e cila më pas shpërndahet dhe komentohet në faqet dhe grupet e ndryshme”, pohoi ai.
Gjithashtu, Kryeziu thotë se Facebook-u është platforma që po përdoret më së shumti gjatë zgjedhjeve.
“Në vendin tonë është Facebook-u platforma që përdoret më së shumti gjatë kohës së zgjedhjeve, ndërsa Instagrami ka filluar tash së fundi, ku faqet e ndryshme nëpërmjet shakave kreative tentojnë të bëjnë ndikimin e tyre tek përdoruesit. Edhe pse TikToku në Kosovë është mjaft i përdorur, deri më tani nuk kemi parë ndonjë shfrytëzim të kësaj platforme për qëllime politike”, sqaroi menaxheri i rrjeteve sociale.
Si përfundim, Kryeziu thotë fuqia e rrjeteve sociale është shumë e madhe.
“Ajo forcon dhe ndryshon bindjen e njerëzve, i bën qytetarët aktiv, i shtytë ata të dalin të votojnë. Pra, kush dominon në rrjetet sociale, mund edhe mos të jetë fitues, por gjithsesi se është ‘lojtar’ kyç në atë vend”, tha në fund ai.
Theksojmë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt, kurse në garë për kryeministër janë tre kandidatë, Albin Kurti (LVV), Enver Hoxhaj (PDK) dhe Avdullah Hoti (LDK). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje