Vitet e fundit, numri i shtetasve sllovenë që kanë një llogari të regjistruar jashtë vendit është rritur. Në fund të 2018-së ishin rreth 40 mijë sot ka mbi 55 mijë. Ky numër përfshin shumë llogari të hapura në bankat e huaja të internetit, të tilla si N26, me qendër në Gjermani ose Revolut dhe Monese me qendër në Britani të Madhe.
Kjo gjithashtu duhej të raportohet në Administratën Financiare (FURS), por duket se shumë nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Sipas informacionit të publikuar, rreth 35 mijë sllovenë kanë hapur llogari në bankën e internetit Revolut.
Megjithatë, sipas të dhënave të fundit, vetëm 3,499 qytetarë kanë aplikuar për FURS. Nëse merren parasysh vetëm llogari Revolut, kjo do të thotë se më shumë se 30 mijë sllovenë mund të paguajnë midis 200 dhe 1,200 euro gjobë nëse nuk lajmërojnë se kanë të hapur llogari jashtë vendit.
Çdo llogari bankare jashtë vendit, përfshirë një llogari në bankat e huaja të internetit, duhet t’i raportohet Furs brenda tetë ditëve nga hapja.
Furs herët a vonë zbulon çdo llogari të hapur jashtë Sllovenisë. Shkëmbimi Automatik Ndërkombëtar i Informacionit çdo vit jep informacion për të gjitha llogaritë që mbahen nga shtetasit sllovenë jashtë vendit. Vendet shkëmbejnë informacione mbi llogarinë rrjedhëse çdo vit deri në fund të shtatorit për të parandaluar pastrimin e parave.
Kur inspektorët përcaktojnë se dikush nuk e ka raportuar llogarinë, ata fillojnë procesin e verifikimit se individi ka marrë interes nga depozitat në llogaritë e huaja. Kjo gjithashtu duhet t’i raportohet FURS. Mos raportimi i një llogarie të huaj pasohet nga një gjobë, e cila mund të shmanget nëse individi raporton vetë. Vetëm në shtatë muajt e parë të 2019, ka pasur më shumë se 1,100 vetë-raporte.
Vitin e kaluar, FURS dërgoi më shumë se 12 mijë thirrje për taksapaguesit, të cilët u gjet se kishin llogari të hapura jashtë vendit, por nuk i raportuan ato. Më shumë se 84 për qind u përgjigjën. Në vitin 2018, FURS kreu më shumë se 34 mijë kontrolle mbi evazionin e dyshuar të taksave dhe mblodhi më shumë se 4.5 milionë euro në taksa shtesë bazuar në informacionin nga këmbimi ndërkombëtar. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Çmimi i inputeve në bujqësi më i ulët në 2024 se sa në 2023

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit