LAJMI I FUNDIT:

Sllovakisë iu tha të kthente vaksinat Sputnik V – tregohet edhe arsyeja

Sllovakisë iu tha të kthente vaksinat Sputnik V – tregohet edhe arsyeja

Sllovakisë i është thënë që t’ia kthente vaksinat e saj të coronavirusit, Sputnik V, “për shkak të shkeljeve të shumta të kontratës”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një kërkesë e tillë erdhi pasi Instituti Shtetëror i Sllovakisë për Kontrollin e Barnave pretendoi se vaksinat e dërguara në vend ishin të ndryshme nga diku tjetër.

Instituti tha se ai gjithashtu nuk kishte marrë informacion të mjaftueshëm në lidhje me Sputnik V që të ishte në gjendje të vlerësonte përfitimet dhe rreziqet e tij.


Llogaria zyrtare në Twitter e vaksinës Sputnik V akuzoi rregullatorin e drogës të Sllovakisë për një “akt sabotimi” dhe tha se kishte “filluar një fushatë dezinformimi kundër Sputnik V dhe planifikon provokim shtesë”.

Kompania shtoi se vaksina duhet të ishte testuar në një laborator që është pjesë e rrjetit zyrtar të BE-së për kontrollin e ilaçeve.

Por instituti tha se “kundërshton fuqimisht pretendimet mashtruese” nga prodhuesi Sputnik V dhe se rrjeti i laboratorëve të certifikuar nga BE është vetëm për vaksinat e regjistruara në Bashkimin Evropian, gjë që nuk është rasti me Sputnik V.

Sputnik V nuk është miratuar ende për përdorim në BE, por Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), filloi një rishikim të vaksinës muajin e kaluar.

Dhe pala ruse i quajti pretendimet se vaksinat Sputnik V në Sllovaki ishin të ndryshme si “lajme të rreme”.

“Të gjitha vaksinat e Sputnik V janë të së njëjtës cilësi dhe i nënshtrohen kontrollit rigoroz të cilësisë në Institutin Gamaleya. Cilësia e Sputnik V është konfirmuar nga rregullatorët në 59 vende”.

Por sllovakët thanë se ato vaksina duket se “kanë vetëm emrin e përbashkët”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Kalo në kategori