LAJMI I FUNDIT:

Sllovakia nënshkruan marrëveshje me Amerikën – SHBA me dy baza ushtarake

Sllovakia nënshkruan marrëveshje me Amerikën – SHBA me dy baza ushtarake

Parlamenti sllovak miratoi sot një marrëveshje të mbrojtjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara.

Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes u miratua me 79 vota pro dhe 60 kundër në parlamentin prej 150 deputetësh.

Marrëveshja thuhet se i lejon ushtrisë amerikane të përdorë dy baza ajrore sllovake për 10 vjet, ndërsa Sllovakia, një anëtare e NATO-s, do të marrë 100 milionë dollarë për modernizimin e ushtrisë, raporton abcnews.


Marrëveshja u nënshkrua nga sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken dhe ministri sllovak i mbrojtjes, Jaroslav Nagy në Uashington më 3 shkurt dhe mbetet për t’u ratifikuar nga presidentja Zuzana Chaputova.

Qeveria e kryeministrit Eduard Heger mbështeti nënshkrimin e marrëveshjes, e cila sipas tij do të “përmirësonte ndjeshëm sigurinë tonë”.

Opozita e kundërshton këtë marrëveshje dhe pretendon se ajo mund të rrezikojë sovranitetin e vendit, si dhe të mundësojë praninë e përhershme të trupave amerikane në territorin e Sllovakisë.

Mijëra qytetarë u mblodhën para ndërtesës së parlamentit ndërsa ligjvënësit debatonin për marrëveshjen. Nga ana tjetër, qeveria sllovake dhe ajo amerikane i hodhën poshtë këto akuza. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia

Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia

Amerika
Kalo në kategori