LAJMI I FUNDIT:

Sky Sports: Mbappe po negocion rinovimin e kontratës me PSG-në

Sky Sports: Mbappe po negocion rinovimin e kontratës me PSG-në

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe vazhdon të jetë protagonisti i madh i afatit kalimtar veror dhe mendohet se kështu do të jetë edhe për shumë kohë.

Kjo pasi, sot Sky Sports hodhi bombën, duke shkruar se Mbappe është në negociata me PSG-në për të rinovuar kontratën e tij që skadon në vitin 2024.

Sipas këtij mediumi, në tavolinë janë dy opsione. E para është nënshkrimi i një viti më shumë, deri në vitin 2025 dhe i dyti është nënshkrimi i një kontrate të re dhe me kushte të reja.


Në këtë mënyrë Mbappe nuk do të largohet falas nga PSG vitin e ardhshëm, diçka që klubi francez kërkon ta shmangë me çdo kusht.

Ndërkohë, te Real Madridi mbeten të vëmendshëm ndaj gjithçkaje që ndodh dhe nga brenda e kanë ditur prej shumë kohësh se përjashtohej mundësia e rinovimit të lojtarit.

Me rastin e zgjedhjes së kapitenit të PSG-së, bashkëlojtarët treguan se çfarë mendojnë sinqerisht për Mbappen
Lexo po ashtu Me rastin e zgjedhjes së kapitenit të PSG-së, bashkëlojtarët treguan se çfarë mendojnë sinqerisht për Mbappen

Nga ana tjetër, Bild shkruante se Los Blancos do të paraqesin një ofertë për Mbappen në fund të kësaj jave, në ditët e fundit të afatit kalimtar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Kalo në kategori