Real Madridi e ka bërë publike skuadrën e plotë prej 19 lojtarësh për ndeshjen kthyese të Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës.

Los Blancos janë nikoqirë të Blaugranëve në Santiago Bernabeu për ta zhvilluar ‘El Clasicon’ e dytë që i paraprin sezonit të ri në La Liga.


Në listën e publikuar nuk bën pjesë emri i lojtarit kryesor, Cristiano Ronaldo, i cili është ndëshkuar me pesë ndeshje moslojë për shkak të kartonit të kuq dhe sjelljes ndaj gjyqtarit.

real 4 (Twitter)

Ndërsa Zinedine Zidane i ka ftuar të gjithë lojtarët tjerë që janë në formë dhe në dispozicion të tij për ndeshjen e të mërkurës mbrëma.

Kujtojmë që Real Madridi fitoi me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë që u zhvillua në Camp Nou dhe është në pozitë të mirë para fillimit të ndeshjes kthyese. /Telegrafi/

telegrafi sport app