LAJMI I FUNDIT:

Skuadra e plotë e Juves për Tottenhamin: Higuain i gatshëm, mungon Mandzukic

Skuadra e plotë e Juves për Tottenhamin: Higuain i gatshëm, mungon Mandzukic
(Foto: Getty Images)

Gonzalo Higuain është kthyer në ekipin e Juventusit dhe është i gatshëm për ndeshjen e të mërkurës mbrëma kundër Tottenham Hotspurit, mirëpo do të mungojë Mario Mandzukic.

Sulmuesi argjentinas nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit të Zonjës së Vjetër për shkak të lëndimit të nyjës, mirëpo e ka tejkaluar problemin dhe është i gatshëm për lojë.

(Foto: Getty Images)

Po ashtu, problemet fizike i ka tejkaluar edhe Mattia De Sciglio, mirëpo për shkak të problemeve muskulore nuk do të mund të luajë Mandzukic.


Futbollisti kroat iu bashkohet Federico Bernardeschit dhe Juan Cuadrados, të cilët janë po ashtu të lënduar.

Të gjitha lajmet për JUVENTUSIN
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për JUVENTUSIN

Tashmë është bërë publike skuadra e plotë e Zonjës së Vjetër për ndeshjen ndaj Spursave, ashtu që vendimi për përzgjedhjen e njëmbëdhjetëshit startues do t’i mbetet Masssimiliano Allegrit me lojtarët që i ka në dispozicion.

(Foto: Getty Images)

Skuadra e plotë e Juventusit: Buffon, Pinsoglio, Szczesny, Del Favero; De Sciglio, Chiellini, Benatia, Alex Sandro, Barzagli, Rugani, Lichtsteiner; Pjanic, Khedira, Marchisio, Matuidi, Asamoah, Sturaro, Bentancur; Higuain, Dybala, Costa.

Bianconerët barazuan me rezultat 2-2 në Torino, ashtu që duhet ta fitojnë ndeshjen në White Hart Lane ose të barazojnë me më shumë se dy gola për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori