LAJMI I FUNDIT:

Skepticizëm për një takim Kosovë-Serbi në Samitin e Parisit

Skepticizëm për një takim Kosovë-Serbi në Samitin e Parisit

Vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka marrë kahje tjetër pas ngritjes së aktakuzës ndaj Presidentit Thaçi nga Gjykata Speciale.

Njohësit e rrethanave politike thonë se Kosova në këto momente është në rrethana të pafavorshme politike për të vazhduar procesin e dialogut, raporton RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Ramush Tahiri thotë se Kosova ka marrë goditje të mëdha pas këtyre zhvillimeve të fundit, madje sipas tij vështirë se Kosova do të merr pjesë në Samitin e Parisit në këto rrethana.


“Është një goditje për politikën e Kosovës dhe për dialogun. Dialogu nuk mund të vazhdon me presidentin e pafuqishëm dhe në këtë rast edhe me kryeministrin e pafuqishëm sepse duhet të kemi harmonizim të qëndrimeve shtetërore karshi dialogut me Serbinë. Delegacioni i Kosovës nuk do të shkoj në bisedimet e Parisit pasi që nuk mund të shkonte as në bisedimet e Uashingtonit. Kjo gjykatë edhe pse është e pavarur, ka ndikuar në ndërprerjen e dialogut”, tha për RTV Dukagjinin, Ramush Tahiri.

Demush Shasha nga Instituti Epik thotë se Gjykata Speciale nuk është arsyeja e vetme e mos vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi.

“Unë e shoh më problematike mungesën e konsensusit brenda Kuvendit të Kosovës për të filluar dialogun me Serbinë…Për të filluar çfarëdo dialogu që synon marrëveshje politike me Serbinë ai dialog duhet të gëzojë mbështetjen e 2/3 të votave të deputetëve në Kuvend”, deklaroi Demush Shasha.

Merkel dhe Macron janë shprehur të gatshëm të organizojnë dialogun Kosovë-Serbi gjatë javës së tretë të korrikut./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori