Nga vrasja e rëndë që tronditi sot qytetin e Shkodrës janë siguruar pamje të momentit kur dorasi iku nga vendi i ngjarjes dhe më pas u vetaksidentua.

Sipas pamjeve të siguruara nga Euronews.al shihen pjesëtarët e policisë duke arrestuar dorasin, i cili është i njohur për policinë për disa vepra penale.


Ndryshe, si pasojë e të shtënave me kallashnikov, mbetën të vrarë dy persona dhe tre të tjerë janë plagosur.

Atentati ndodhi në një lokal në zemër të qytetit, pranë bashkisë së Shkodrës. Sipas burimeve paraprake, autor i dyshuar i atentatit është Ragip Gilaj, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë automatike ndaj personave që ndodheshin në lokal. /Telegrafi/