Skenderaj dhe Drenasi përsëri në zgjedhje?

Sami Lushtaku mund të mos e bëj fare betimin si kryetar i komunës edhe pse ai ka fituar në zgjedhjet lokale, pasi ai ende ndodhet në paraburgim. Sipas ligjit për qeverisje lokale kryetari duhet të bëjë betimin brenda muajit të parë pas shpalljes së rezultateve nga KQZ-ja, përndryshe e humb të drejtën, raporton KTV.
E, Nexhat Demaku ende nuk është në paraburgim. Ai ka mohuar akuzat e Misionit Evropian duke thënë se kjo është tendencë e minimizimit të luftës së fundit në Kosovë.
“Unë jam i sigurt që e vërteta do të dalë. Ne e dimë të gjithë që ushtria nuk ka bërë krime dhe këto tendenca janë me qëllim të caktuar”, tha Demaku.
Sipas një komunikate të komunës së Skenderajt kjo aktakuzë në këtë moment është tendencë për të nëpërkëmbur vullnetin e 90 për qind të qytetarëve të Skenderajt.
Të akuzuarit e tjerë në këtë grup janë: Sylejman Selimi, Sahit Jasharit, Avni Zabelit, Hysni Thaçit, Jahir Demaku, Zeqir Demakut. Fadil Demaku, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Agim Demaj, Ismet Haxha dhe Sabit Geci. /KTV/




















































