Nga: Fadil Bajraj
Për shkrimtarin, poetin, dramaturgun, eseistin, aktorin dhe regjisorin e teatrit, një nga figurat më të shquara të teatrit të shekullit XX dhe të avangardës evropiane – Antoine Marie Joseph Paul Artaud (1896-1948)
Në fund të jetës së tij të trazuar, jo shumë kohë pas lirimit nga çmendina në të cilin e kishte kaluar pothuajse një dekadë, Antonin Artaud me siguri që është ndier se ka dështuar në misonin e tij “të bëj atë që e kam ëndërruar”. Por, dekadat që pasuan e dëshmuan se ai qe një ndër teoricienët më mendjemprehtë dhe më me ndikim të teatrit modern. Sot ku do që të hedhësh sytë për të parë eksperimentin dhe inovacionin, e has realizimin e ëndrrave, imazheve, vizioneve të këtij poeti: “aktori, producenti, profeti, blasfemuesi, shenjti, i çmenduri”.
I lindur në Marseille, u bë aktor në teatrot e Lugné-Pöe, Dullinit, dhe Pitoëff dhe gjithashtu edhe në filma; në vitin 1922 luajti murgun në Passion de Jeanne d’ Ark të Carl Dreyer. Ishte aktiv si poet në lëvizjen surealiste të viteve ’20-të, prej nga u largua kur e themeloi Théâtre Alfred Jarry në vitin 1927 bashkë me dramaturgun Roger Vitrac. Ia dedikoi këtë aventurë jetëshkurtër “që t’ia kthej teatrit atë liri totale që ekziston në muzikë, poezi, ose pikturë, e cila deri tash çuditërisht mungonte”. Duke u inspiruar nga Ubu Roi i Jarry-t, nga eksperimentet e para avangarde, i ushtroi mjetet teatrore për “gërmadhën e teatrit njashtu siç ekziston sot në Francë”. Këtu vuri në skenë dramën e tij të shkurtër Jet of Blood, Dream Play të Strindbergut, dhe The Mysteries of Love të Vitracut, një dramë surealiste në të cilën një spektator duhej të qëllohej nga skena në ëndrrat e çmendura ku përfshihet edhe publiku.
Në Colonial Exposition të vitit 1931, Artaud i pa performansat e teatrit Balinez i cili ndikoi thellë në idealet e tij, të cilat i shprehu në vitet e ardhshme në Manifestin e Parë dhe të Dytë të Theatre of Cruelty (Teatri i mizorisë). Teatri Balinez e pajisi atë me vizion për teatrin si hyrje, trans, çmendje që “do t’i nxirrte djajtë në sipërfaqe”. Ai deklaroi: “Teatri kurrë më nuk do ta gjejë veten … përveç nëse e furnizon spektatorin me një besnikëri të përshpejtuar të endrrave, në të cilat shija e tij për krim, obsesionet e tij erotike, egërsia e tij, vegimi i tij, ndjenja e tij utopiste për jetën dhe materien, bile edhe kanibalizmi i tij zbrazet në një nivel jo të rremë apo iluzor, por të brendshëm”. Ai hoqi dorë nga e refuzoi tradita e vjetër e civilizuar, verbale, etike, perëndimore e teatrit në favor të ritualit të ndjeshëm, të nënvetëdijshëm, misterioz, primitiv.
Këto objektiva revolucionare e nxitën atë të projektojë praktika të reja për skenë. Që ta përmbushë konceptin e tij se “skena është vend konkret fizik që kërkon të mbushet, dhe që t’i jepet gjuha e saj konkrete në mënyrë që ajo të flasë”, ai e planifikoi dhe e realizoi për produksionin e tij Les Cenci, një eksperiment në Theatre of Cruelty në vitin 1935, një inskenim i dhunshëm që përdori shumë pajisje mekanike që ta bëjnë skenën të rrotullohet, dritat të shkrepëtijnë, dhe grupet e njerëzve të lëvizin para një audience të përfshirë në teatër që sillet në rreth. Ai e ktheu teatrin kah metteur en scène, i cili jo vetëm që do të bashkojë të gjitha aspektet e produksionit, por do të jetë “magjistar, prift, krijues mitesh, dhe manipulator shenjash e hieroglifesh”. Për se besonte se “fusha e teatrit nuk është psikologjike, por plastike dhe fizike” ai e paramendonte aktorin si një “atlet të zemrës”, i cili “duhet t’i përdorë emocionet e tij siç i përdorë mundësi muskujt e tij” dhe me kontrollin e tempos së frymëmarrjes së tij “ai mund të zbrazë dhe rrezaton disa forca të caktuara”. Ai i ofroi aktorit ushtrimet kabalistike në të cilat ai u shpreh: “Nëpërmes hieroglifit të frymës unë jam i zoti të ringjallë një ide të teatrit të shenjtë”.
Eksperimente të rëndësishme që përdorën teoritë e Artaud-s u bënë nga Jerzy Grotowski, nga Peter Brook dhe Charles Marowitz me eksperimentin e Theatre of Cruelty në Londër në vitin 1963, nga Julian Beck dhe Judith Malina në produksionet e Living Theatre (Teatri i gjallë) gjatë viteve ’60-të, kur i transformuan aspektet e vizionit të tij në një praktikë teatrore dinamike dhe provokative, dhe në SHBA nga Richard Schechner në Dinoysus ’69 të Performance Group, dhe nga Joseph Chaikin në produksionet e tij me Open Theatre (Teatri i hapur). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/01/Skenderbeu-1-e1516303460443-780x439.jpg)
Vdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit
![Shkrimet e reja kanë nevojë për mbrojtje nga IA-ja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Mackay-780x439.jpg)
Shkrimet e reja kanë nevojë për mbrojtje nga IA-ja
![Imazhet flasin …](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/05/lucia2-780x439.jpg)
Imazhet flasin …
Ka diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta ... është vetë jeta!
![Eksporti i Njeriut të Ri: Dhunë, vjedhje, nepotizëm, ryshfet, ligësi ...](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Shqiperia91-780x439.jpg)
Eksporti i Njeriut të Ri: Dhunë, vjedhje, nepotizëm, ryshfet, ligësi ...
![NEONATUS](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/07/Agim-Mala-2-e1564063590952-780x439.jpg)
NEONATUS
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht