Bashkimi Evropian është thellësisht i shqetësuar nga skandali me “pasaportat e bosëve” thonë eurodeputetët Ilhan Kyçyk dhe Andrea Shider. Sipas tyre, skandali do të evidentohet në raportet e ardhshme të institucioneve të BE-së, por nuk do t’i shkaktojë vendit sanksione të tipit të kthimit të regjimit të vizave me zonën Shengen.
“Ne jemi aleatë, miq dhe nuk do ta sanksionojmë Maqedoninë e Veriut, sepse mirëkuptimi evropian është se problemet duhet t’i zgjidhim bashkërisht, duke folur e duke i dhënë njëri-tjetrit këshilla nga përvoja. Nevojiten reforma më të thella. Nuk do ta sanksionojmë Maqedoninë e Veriut, nuk jemi diktaturë, jemi Union i bazuar në vlera, prandaj na duhet të reflektohen vlerat evropiane. Zhvillimet e fundit do të reflektohen në dosjen e Komisionit dhe Parlamentit Evropian dhe sigurisht do të ndiqen me siguri nga të dy institucionet”, tha Ilhan Kyçyk, euro-deputet.
“Kjo çështje lidhet me reformat e domosdoshme për ta luftuar korrupsionin. Është serioze kur ka mbi 200 pasaporta të rreme përreth. Ka një debat serioz të brendshëm në Maqedoninë e Veriut, nëse publikimi e ka sabotuar zbardhjen e rastit. Kjo duhet të definohet në Maqedoninë e Veriut. Por ajo që po duket është se ka aktivitet kundër krimit dhe korrupsionit por ka poashtu edhe krim, që e bën të qartë se vendi duhet të merr masa shtesë. Nuk pres ndonjë ndikim në integrimin evropian”, pohoi Andrea Shider, euro-deputet.
Raportuesit për Maqedoninë e Veriut në PE theksuan nevojën për qasje pragmatike në zgjidhjen e kontestit mes Shkupit e Sofjes.
“Çështjet dypalëshe duhet zgjidhur në mënyrë dypalëshe. Na duhen shembuj pozitivë, narrativë të mirë, na duhet t’i japim më shumë mundësi rajonit. Mundësi të tilla ka, në planin ekonomik dhe investues. Nuk shoh nevojë për gjuhë të urrejtjes, por për debat konstruktiv. Edhepse është vështirë të zgjidhen konteste të komplikuara për kohë të shkurtër, shoh optimizëm”, theksoi Ilhan Kyçyk, euro-deputet.
“Kam një rekomandim. Teksa komisioni i historisë ka ngecur dhe Marrëveshja për fqinjësi thuajse nuk po funksionon dhe ka ngecur shkaku i proceseve politike, mbase duhet të gjejmë 2-3 historianë të rangut të lartë, që do ta udhëhiqnin një debat të vërtetë historik, pa asnjë dimension të brendshëm politik”, deklaroi Andrea Shider, euro deputet.
Në një takim online me gazetarë, ata shprehën qëndrime të ndryshme rreth përballjes së vendit me pandeminë. Shider fajin për vaksinimin e ngadaltë të popullsisë së Maqedonisë së Veriut ia hedh BE-së, por Kyçyk tha se BE-ja ka qenë solidare me vendin ashtu si me gjitha vendet tjera të rajonit./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Xhavit Haliti: PDK-ja do t’i trajtojë me dinjitet vlerat e luftës së UÇK-së
Tetovë: Dy mijë kërkesa për legalizim të objekteve
Osmani merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të Aushvicit: Është simbol i Holokaustit dhe mizorive të Luftës së Dytë Botërore
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite