LAJMI I FUNDIT:

Skandal në Gjermani, në kulmin e pandemisë coronavirus klubi nxjerr lojtarët në stërvitje

Skandal në Gjermani, në kulmin e pandemisë coronavirus klubi nxjerr lojtarët në stërvitje

Pandemia coronavirus që ka kapluar botën ka bërë që të paralizohet edhe futbolli.

Kampionatet kryesore evropiane janë pezulluar, derisa as skuadrat nga këto kampionate nuk po mbajnë stërvitje.

Por këtë rregull e ka thyer skuadra gjermane RB Leipzig, që ka nxjerrë futbollistët në stërvitje në kulmin e pandemisë.


Çerekfinalistët e Ligës së Kampionëve kanë stërvitur ditën e djeshme dhe kjo në Gjermani është cilësuar si skandaloze.

Drejtori sportiv i klubit Markus Krosche kishte deklaruar për mediat gjermane se ka pasur kushte të mëdha sigurie dhe lojtarët kanë stërvitur në distancë prej më shumë se një metër.

Gjithashtu lojtarët kanë pasur tushet e ndara, derisa drekën nuk e kanë ngrënë së bashku, por që e kanë marrë me vete në shtëpi.

Gjithsesi nxjerrja e lojtarëve në fushë për tu stërvitur nga mediat gjermane dhe analistët sportivë është vlerësuar si skandaloze në këtë kohë të pandemisë.

Vlen të theksohet se gjermanët kanë qenë të fundit që kanë ndalë kampionatin nga top pesë ligat evropiane, derisa një javë kishin luajtur pa praninë e tifozëve.

Deri më tani dy raste janë regjistruar në elitën e futbollit gjerman pozitiv me coronavirus, një te Paderborn dhe një tjetër te Eintracht Frankfurt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori