LAJMI I FUNDIT:

Skandal në Fushë Krujë, tjetër pagesë për rrugën, hoteli vendos traun dhe kërkon 2 euro për çdo kalim

Skandal në Fushë Krujë, tjetër pagesë për rrugën, hoteli vendos traun dhe kërkon 2 euro për çdo kalim

Një taksë e re informale është vendosur në rrugën e Fushë Krujës për të gjithë shoferët që duan të ikin në veri ose në Kosovë, ku së fundmi autoritetet kanë devijuar rrugën e vjetër duke i futur automjetet në qytezën e Thumanës.

Kujtojmë se tashmë një taksë prej 2.4 eurosh është vendosur për segmentin e ri Thumanë-Kashar duke i lënë qytetarët pa rrugë alterative pa pagesë ashtu si ishte premtuar nga qeveria.

Sipas raportimeve të Balkan Web por edhe konstatimit të Telegrafi Shqipëri, banorët e Fushë Krujës dhe të gjithë qytetarin e vendit tashmë duhet të paguajë një taksë po aq sa kalimi në autostradën e re, vetëm sepse duhet të kalojnë në rrugën para një hoteli.


Denoncimi është një skandal dhe as më shumë dhe as më pak është një taksë e re për traun e vendosur nga një biznes privat, që të tarifon 2 euro nëse do zgjedhësh të përdorësh rrugën para biznesit të tij. Bëhet fjalë për Hotel Europa Park, që me apo pa bekimin e institucioneve, me apo pa të drejtë, të tarifon 2 euro.

Trau i ri i vendosur tashmë është një tjetër izolim për banorët e Fushë Krujës.

Pavarësisht se projekti i autostradës së re 21 km parashikonte 4 nyje lidhëse me rrugën ekzistuese, në fund rezultoi se nuk kishte asnjë dalje apo hyrje në autostradë, çka solli edhe protestat e banorëve të zonës.

E vetmja nyje lidhëse është 23 km, pra dy km më poshtë se gjatësia e autostradës, ndërsa banorët të shqetësuar shprehen se po falimentojnë bizneset, janë të izoluar dhe kërkojnë zgjidhje.

E ndërsa prisnin një përgjigje, sot përballen me dhuratën e dytë, taksën që një biznes ua vendos për rrugëkalimin para biznesit të tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori